E Diel, 1 Nëntor 2026

Levis dhe Estel fitueset e ”Music of Black Origin”



Këngëtaret britanike Leona Levis dhe Estel janë fitueset kryesore në ndarjen e çmimeve të ceremonisë së 13-të, të “Music of Black Origin” (MOBO) që u mbajt të mërkurën, me këtë rast fituan nga dy çmime. Levis fitoi çmimin Best Album për albumin e saj “Spirit” dhe çmimin Best Video për hitin e saj “Bleeding Love”. Në anën tjetër, Estel fitoi çmimin “Best Female”, ku ishte e nominuar edhe Levis, si edhe çmimin Best Song për këngën e saj “American Boy” në bashkëpunim me Keni Uest. Çmimi “Best Male” në këtë ceremoni iu dha reperit Dizi Raskal. Kris Braun fitoi çmimin “Best R&B/Soul”, ndërsa Lil’ Uejn mori çmimin “Best Hip Hop”.

25 aktoret më seksi të të gjitha kohërave

Melanie Grifit, Lisa Bonet dhe yjet e filmit “Swimming Pool”, Sharlot Rampling dhe Ludivine Sagnier, janë përfshirë në mesin e 25 femrave më seksi të të gjitha kohërave, të përzgjedhur me anë të një sondazhi të zhvilluar nga revista prestigjoze “GQ”. Katërshes i bashkohen edhe ikonat e filmit Xhuli Kristi, Rakel Uelsh, Sofia Loren, kethrin Denvenju, Brizhit Bardo si dhe Ursula Andres, Nastasja Kinski, Fej Danuei, Karen Alen. Në këtë listë të nxehtë të revistës “GQ”, janë përfshirë edhe bukuroshet e reja si, Hall Beri, Xhesika Alba, Skarlet Johanson, Eva Grin, Siena Miler dhe Penelop Kruz.

17 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›