Farell: “Isha nën efektin e drogës në videon me seks”
Është konsideruar një nga aktorët më seksi dhe të paguar të Hollivudit. Për këtë arsye, kur në vitin 2005 u shfaq në internet videoja ku ai bënte seks me modelen e revistës “Playboy”, Nikol Narain vëmendja ndaj tij u rrit edhe më shumë në mënyre të pashpjegueshme. Aktori Kolin Farell sot rrëfen: “Isha nën efektin e drogës dhe të alkoolit kur u regjistrua ajo video”. Në atë kohë aktori bëri çishte e mundur për të hequr nga rrjeti videon por nuk shërbyen për asnjë gjë veprimet ligjore. Kolin, tashmë i fejuar dhe baba i lumtur flet me vështirësi për atë që ndodhi në vitin 2005. “Kur Nikol më shprehu idenë që të filmoheshim ndërsa bënim seks m’u duk menjëherë ide e mirë. Sigurisht ishte ide e mirë për dikë që kishte marrë drogë dhe alkool pafund!”. Pasojat e këtij veprimi u ndien edhe në familjen e tij. “Mbaj mend që nëna ime më ka bërë të ndihem keq. Në një moment në televizion dhanë disa sekuenca të filmimit dhe ajo u kthye dhe më tha: ‘E di që në disa momente më kujton babain tënd”. Së shpejti, yllin e kinemasë do ta shohim në filmin “The Imaginarium of Doctor Parnassus” ku luan përkrah aktorin Xhoni Dip dhe sensualen Paz Vega. Për këtë film Farell ka humbur shumë kilogramë ashtu siç iu kërkua nga regjisori.
17 Tetor 2008