E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hana: 800 farmaci të informatizuara, ulet korrupsioni

TIRANË- Drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana deklaroi sot për medait se rreth 96% e farmacive në vend janë të informatizuara. Sipas Hanës, informatizimi ndihmon shumë për të parashikuar shpenzimet e rimbursimit, por nga ana tjetër ul edhe mundësinë për korrupsion.

“Deri në momentin që po flasim janë informatizuar 96% e farmacive, që përbëjnë rreth 800 farmaci dhe agjenci farmaceutike on line të cilat e dërgojnë informacionin brenda dy ditëve, ndërkohë që më përpara ky informacion është dërguar brenda 50 ditëve. Kjo na ndihmon jashtëzakonisht shumë për të parashikuar shpenzimet e rimbursimit, por nga ana tjetër ul edhe korrupsionin, pasi nuk lejon hedhje të recetave fiktive”, tha Elvana Hana.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hana: 800 farmaci të informatizuara, ulet korrupsioni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›