E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet erdhën por nuk duhet të vazhdojë i njëjti skenar

Nga Ahmet SULSTAROVA *
Në sistemet diktatoriale, nuk ka rëndësi nëse shkon të votosh, apo jo, sepse votat as që numërohen, por në votime shkojnë të gjithë (nga frika!). Në demokraci, nëse nuk shkon të votosh, nuk ke të drejtë të flasësh, apo të ankohesh. Po ne, tani, në çfarë lloj sistemi jetojmë diktaturë apo demokraci?
Ta analizojmë nën dritën e fakteve të jetuara e të pa kundërshtueshme: Në vitin 1991, u tha që u bë kthesa e madhe. Për 24 orë, sistemi diktatorial i llojit aziatik u kthye, u deklarua demokraci parlamentare. Tani njerëzit, gjithnjë e më shumë po venë re se në këtë lloj sistemi të ri, në pushtet janë rikthyer po ata që ishin në diktaturë: fëmijët e tyre, spiunët e ish sigurimit të diktaturës dhe sekretarët e partisë. Të njëjtën gjë, e sheh në gjykata dhe në çdo strukturë që quhet shtet.
Nuk po ndalim në strategjinë e Katovicës, që të gjithë e njohin shumë mirë, por rikujtojmë se në takimin e përfaqësuesve të zgjedhur të lëvizjes për demokraci, Ramiz Alia i qetë, përsëriste duke lëvizur dorën, sikur do të përziente diçka: Daleni more djema, daleni! Mos u ngutni!.. Eh, sa ka zanati!
Ai kishte të drejtë: koha e tregoi këtë zanat.
Dhe kemi 18 vjet që shohim në politikë kolltukofagët që përshkruan Fan Noli, po ato fytyra, apo figura  të fëlliqura, që në disa raste janë të ngarkuara me krimet e diktaturës, kanë 25 vjet që janë aktivë në politikë, si ministra, zv/ministra, drejtorë të drejtorive politike, sekretarë komitetesh të partisë, shefa të Sigurimit e të zbulimeve, etj, që nuk kanë ndërmend të largohen. I madhi Fan Noli, thotë: Ata  pas kolltukut, kapen me dhëmbë dhe kur ua pret kokën, ajo u ngel e ngulur atje.
Ky qëndrim ka dy arsye që shpjegohen me porositë e Ramiz Alisë: se së pari, të ruajmë pushtetin, se me gjak e morëm dhe me gjak e dorëzojmë. Së dyti, të ruajmë vazhdueshmërinë në breza, duke krijuar me bijtë tanë një klasë të re politike, të arsimuar në shkollat më prestigjioze të botës, (të mbështetur  ekonomikisht e financiarisht me pasuritë e paratë e vjedhura, duke shfrytëzuar  që nga thesaret e shtetit, që u shpërndante kredi në fillim të vitit 1991 në zyrat e ish-Komitetit Qendror, nën hundën e qeverisë demokratike si dhe vjedhjet e mëvonshme të thesarit- Shënimi im A.S.).     
Por pas sigurimit të pushtetit ekonomik duhet dhe pushteti politik. Ramiz Alia mesa kuptohet i ka dhënë zgjidhjen që ata të mos nxirren nga loja.
Në arenën politike ai krijoi dy parti; dhe disa partiçka, që u përkrahën, për të krijuar aleanca për të plotësuar peizazhin politik të një demokracie false. Alternimet e pushtetit bëhen çdo katër vjet, opozita akuzon pozitën që abuzon, vjedh dhe pasurohet. E kjo mbetet në  sferën e fjalëve. Thirrjet e liderëve të të dy krahëve janë Do të shkoni në burg do shkoni! Do ta shikoni kur të vijmë ne në pushtet, o hajdutë dhe  kriminelë! E lloj,  lloj epitetesh, deri në trafikant e vrasësQeveritarët në pushtet dëgjojnë me gjakftohtësi, sikur këto akuza janë për ndonjë vend shumë larg Europës, sepse e dinë që i tillë është skenari, e dinë që edhe pse e kanë mbushur kupën, nuk do ti gjejë gjë. Pas kësaj forca në pushtet duhet ti lerë radhën Opozitës, që të mbushë dhe ajo hambarët e saj. Bëhen zgjedhjet. Fiton Opozita  dhe populli pret të zbatohen premtimet e bëra në fushatë  me duar të
pastra. Pritet që hajdutët të përfundojnë atje ku u premtua. Kur, papritur, kryetari Opozitës, tani në pushtet, mohon gjithçka, duke i quajtur të gjitha akuzat  si mjete të fushatës për pushtet; kurse ish-të akuzuarit as nuk ofendohen, as që tremben dhe as e prishin terezinë.
Kjo është loja e programuar. E organizuar nga struktura që në dukje qëndrojnë  jashtë politikës, por komandojnë  çdo qelizë të politikës. Një shembull që kaloi pa zhurmë në zgjedhjet e fundit: si për çudi, PD fitoi në zonat rurale, në ato të ashtuquajturat bastione socialiste! Përse ndodhi kjo? Sepse duhej përfunduar  reforma në bujqësi,  pra ligji antikombëtar 7501, të cilin e hartoi Ramiz Alia dhe e zbatoi Sali Berisha. Dhe tjetërsimi i Shqipërisë duhej çuar deri në fund. Socialistët për vete, nga ngarkesat morale dhe historike, e kishin të vështirë ta bënin atë; atëherë  le ta bëjnë ata PD dhe PR që i kemi proklamuar si aleatët e pronarëve. Brendia komuniste dhe antidemokratike e Sali Berishës (PD), del e qartë dhe me deklaratën e Xhuvelit, që e quan partinë e tij të suksesshme sepse ka realizuar objektqendrimi në aleancë me PD edhe në opozitë. Një deputet, i PS, i cili për arsyen e të qenit pronar, ka votuar në çdo rast kundër ligjeve që dëmtonin pronarët, më tha: Ti e di që unë kam qenë i zgjedhur deputet në dy legjislatura? E di., iu përgjigja. Ti kujton se unë kam merita për këtë? Nuk kam asnjë. Zgjedhjen time e bënë disa struktura jashtë partisë, të cilave unë, deri në këtë moment u duhesha për qëllimet e tyre, kurse tani atyre u duhen fëmijët e ish-ve, për të konsoliduar pushtetin.
Çdo njeri mund të pyesë: Si ka mundësi që të ndodhin këto kur jemi të monitoruar dhe kërkojmë të shkrihemi në strukturat euroatlantike?! A nuk shihen këto gjëra? Znj. Theçer thotë: Liderët tradicionalë të shteteve perëndimorë kanë qenë të interesuar për ato konflikte në gjirin e shoqërive socialiste, që të mund të sillnin ndryshime të rreshtimeve strategjike. Kështu, pas përmbysjes së komunizmit, mund të bashkëpunonin me ish- komunistët, që sipas znj. Theçer, ishin më të përshtatshëm për pazarllëqe me liderët perëndimorë. Këtë Ramizi e dinte, kur pas prishjes me Kinën, shprehej: Nëse Europa na do, le të na pranojë kështu siç jemi!. Por kjo nuk do të ishte kaq e thjeshtë, se donte një strategji afatshkurtër e afatgjatë. Pra, sharje për komunizmin dhe thirrje rroftë për armikun e deriatëhershëm,(NATO-n). Duhen ushtarë për në Afganistan? Ja ku i keni, sa të doni! Po ashtu, në Irak? Merrini! Duhen baza për raketa? Urdhëroni e bëni çfarë të doni! Duhen burgje për terroristët? Ja ku i keni! Vetëm ne mos na ngisni! Na lini të pasurohemi me pronat e shtetit dhe ato të të shpronësuarve (Na pranoni kështu siç jemi!).
Por nuk mjafton me aq. Çdo burrë blihet, thotë Çurçilli, por ama çdo burrë ka çmimin e tij. Këtë e dinë mirë politikanët tanë dhe e kanë vënë në zbatim. Ata janë në gjendje të blejnë e të kompromentojnë çdo burrë, që vjen në Shqipëri me çmimin që i takon! Paratë janë të pa kontrolluara e pa limit, strukturat për këtë punojnë. Kompromentimi i këtyre institucioneve i bëjnë ato të heshtin dhe të dezinformojnë strukturat dhe opinionin ndërkombëtar. Metoda tjetër, e trashëguar nga e shkuara komuniste, por tani e ngritur në perfeksion, nga strukturat  që thamë, e amplifikuar nga mediat proqeveritare dhe institutet e statistikave, është përdorimi i Institucionit të Gënjeshtrës! Gënjeni vazhdimisht dhe për gjithçka! Jemi vend i parë: në reforma, në zhvillimin ekonomik, në  këtë dhe në atë! Këto shumëfishohen, dhe u bëhet jehonë nga shtypi. Opozita bën sikur proteston dhe karvani ecën përpara!
Por këto opinioni ndërkombëtar nuk mund ti gëlltisë vazhdimisht. Atëherë, që ndërkombëtarët të mos merren me problemet tona, që kërkojnë zgjidhje dhe janë të rëndësishme, o burra, ne vetë në bashkëpunim të krijojmë konflikte e kriza dhe ti fryjmë ato në bashkëpunim me Opozitën, të kacafytemi e të ankohemi tek ndërkombëtarët, deri sa të tërhiqet vëmendja e tyre! Këta, ndërkombëtarët, deri tani kanë rënë lehtësisht në këto kurthe. Janë shqetësuar dhe kanë ndërhyrë, të shqetësuar. Më pas, vjen shkalla e dytë: kur kriza hyn në fazën më delikate, vjen zgjidhja (e parashikuar më parë deri në detaje nga të dy palët)! Arrihet konsensusi dhe ndërkombëtarët qetësohen. Pas këtij spektakli çdo ndërkombëtar, kënaqet duke u vlerësuar për meritat.
Po japim vetëm dy shembuj  të fundit: kishim shqetësimin e të huajve për zgjedhjen e presidentit dhe ligjin për dosjet. E krijohet përshtypja sikur zgjedhja e Presidentit apo ligji për dosjet, janë problemet madhore! Harrohet se për 18 vjet me dashje nëpërkëmben problemet bazë, që lidhen me të drejtat dhe liritë e njeriut, me zhvillimin ekonomik, siç është problemi i pronave, punësimi, pens

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›