E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Qeveria e re, do rivendosë ligjin

Lideri socialdemokrat, Skënder Gjinushi ka zhvilluar një takim me banorët e Tiranës, duke shprehur bindjen në fitoren e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjinushi deklaroi se koalicioni i ri do të sjellë vendosjen e drejtësisë dhe ligjit. Me fitoren më 28 qershor ne do vendosim ligjin dhe kushtetueshmërinë e vendit, ndryshe nga këto 4 vjet. Një qeverisje me PSD-në është një qeverisje pa korrupsion, që garanton menaxhimin e fondeve publike. Pas 28 qershorit do të kthehet besueshmëria tek qeveria, gjë që e kërkon edhe BE nga Shqipëria, është shprehur Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›