Çfarë na ka, dhe çfarë nuk na ka lezet tani që jemi në NATO...!
(Të hedhim plehrat në kazan njëherë, pastaj....)
Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka fije dyshimi që pranimi në NATO është një madhësi e tillë në standarde, saqë me të vërtetë po luan një rol të madh edhe në prezantimin e qeverisjes dhe pse jo, po ndikon edhe në fushatën elektorale. Pa dyshim që merita kryesore në anën institucionale është e qeverisjes dhe lobingut të saj, por edhe të ideve që ka Aleanca për një popull pro NATO dhe po ashtu, për qëndrimet e opozitës jo të forta dhe shamataxhije si dikur, për të bërë që në perëndim të thonë në Shqipëri nuk rrinë urtë apo në Shqipëri grinden ashpër. Nesje, tashmë jemi në NATO dhe bravooo na qoftë...! Mirëpo dje dy ambasadorë të rëndësishëm si ai amerikan dhe ai holandez, bënë vërejtje për mungesën e sensibilitetit për fëmijët e rrugës dhe për fëmijët në përgjithësi që punojnë. Ishte dita sensibilizuese në këtë drejtim. Widhers kritikoi si shoqërinë dhe qeverinë për të pasur më tepër vëmendje ndaj këtyre fëmijëve të rrugës dhe që në moshë të vogël punojnë, por ambasadori holandez u shty më tej duke thënë se pak a shumë se: Nuk na ka shumë lezet kjo gjë (pra fëmijët duke shitur dhe punuar që të mitur), sepse tashmë jemi edhe vend anëtar i NATO-s. Vetëm përpara një dite po Holanda parashtronte haptas se Shqipëria nuk plotëson kushtet për lëvizjen e lirë në Europë dhe përpara kësaj një holandez si Ari Han kur la kombëtaren, tallej me vendin tonë me kushtet e futbollit të stërvitjes dhe hotelerisë në kombëtare. Po ashtu shumë artikuj në Hollandë kanë arritur të stigmatizojnë shtetin dhe mungesën e urbanizimit te ne ... etj., etj. A kanë gjë me ne Holandezët...? Mbase, por nuk besoj. Problemi është se te kritikat ne jemi disi akoma në kohë të Enverit, sepse i shohim ato si largim nga vendi i punës, si largim nga posti dhe mos marrje autorizimi apo dalje jashtë nga rrethi shoqëror dhe izolim politik. Në një farë soji edhe mund të ndodhë sot në disa kancelari, po u trajtua kështu problemi. Pra kohë e Enverit apo kohë e Holandezëve ... në një farë mënyre të duket vetja gati njësoj, pa të keqen e shtetit të mrekullueshëm dhe të bukur nën nivelin e detit. Por tani, sa e rëndësishme dhe sa pa lezet është që cingarelët në Tiranë apo Shkodër dhe Durrës sillen në rrugë, dhe pastrojnë apo lypin apo nuk kanë vëmendjen e shoqërisë dhe për më tepër nga një vend që është në NATO... kjo është për tu diskutuar. Sa e sa fëmijë ka pa përkujdesje edhe pse nuk lypin, apo sa e sa fëmijë, dalin në mitingje edhe pse nuk lypin, apo sa e sa fëmijë shesin paketa cigareje dhe nuk lypin. Sa e sa fëmijë nuk shkojnë në shkollë dhe ndoshta diku lypin, sa e sa fëmijë janë të ngujuar dhe shteti tërhiqet përpara gjakmarrjes dhe nuk kanë mundësi as të lypin, sa e sa fëmijë, dalin injorant nga shkolla në zona rurale dhe vijnë në qytetet e mëdha pastaj, dhe nuk lypin, por fillojnë të vjedhin sa e sa... fëmijë...! Ambasadori holandez ka parë ato cingarelët e Tiranës që nuk janë as të regjistruar dhe nuk kanë as familje të regjistruar...! Po a e ka të gjithë fajin qeveria.? Po ashtu sikundër ka meritë që na ka futur në NATO, ka edhe çmeritë që i lejon të lypin cingarelët, por nuk është i gjithë faji i saj. Ne jemi një shoqëri në NATO e pranuar, por jo në NATO e integruar si urbanizim dhe qytetërim...! Nuk është çështje vetëm fëmijësh kjo. Ambasadori holandez duhet të bëjë edhe një mundim dhe të na tregojë në disa drejtime se çfarë na ka dhe çfarë nuk na ka lezet tani që jemi në NATO! Në varfërinë e çuditshme, ku lypësi merr me shumë se sa pensionisti, duhet të jetë shumë i qartë jo vetëm diplomati i huaj, por edhe çdo gazetar dhe opinionist. Një vjedhës me gjithë mënd që është një person i keq, sepse nuk ka nevojë të vjedhë, nga që mundësitë e tij për të jetuar më mirë se pensionisti janë të mëdha vetëm duke lypur....! Kush vjedh në Shqipëri jeton shumë mbi nivelin e njerëzve.
Padyshim kush vjedh dhe kush merret apo ka afërsi me politikën. Përjashtoj biznesin e ndershëm dhe taksapagues, i cili duhet respektuar përndryshe do të ktheheshim në komunizëm. Puna e fëmijëve të mitur në një shoqëri si e jona është një diçka e dobët shoqërore, por është më e mirë se grabitja dhe vjedhja dhe në këtë pikë ato fëmijë të vegjël që punojnë, janë më të mirë dhe do të jenë më të mirë se sa fëmijët që vjedhin dhe kanë disa sisteme referimi në shoqëri, familje dhe shtet. Sepse këto të fundit, janë akoma më keq për një shtet që është në NATO. Sepse nuk ka lezet për një shtet dhe shoqëri në NATO, të kenë zyra që punojnë vetëm për vete, ose shërbim shëndetësor që nuk është i garantuar dhe garantues, ku ato që paguajnë edhe sigurimet nuk sigurohen, ku një dorë të pandershmish kanë ndyrë edhe mjekët dhe infermierët e mirë. Ku shtetërorët shfrytëzojnë shtetin, dhe mbasi përfitojnë aty, i këpusin në mes njerëzit dhe në privat. Ndyjnë edhe ato mjekë të devotshëm që janë humanistë. E për me tepër Berisha dikur doktori i zëmrës, dhe një nga profesorët më në zë e lejon. Lejon që këtë sistem ta administrojnë dy parti që nuk janë asgjë dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Sepse kujtohet se standard i lezetshëm në NATO është vetëm ngritja e rrogave. Patjetër që Berisha ka ngritur rrogat si në mjekësi dhe arsim, por standardet e siguria apo shërbimi nuk është më i mirë. E tani nuk na ka lezet sepse jemi në NATO. Sot në provimet e maturës po lejohet të tregohet, sepse u dogjën me notat e vogla dhe..! Është turp dhe një denatyrizim i shkollës nga frika e standardit dhe nga frika e mësimdhënies, e cila del në fund se në çnivel është realisht.
Që këtu fillon standardi i NATO-s edhe te fëmijët e padyshim nuk është vetëm faji i vetëm i qeverisë, por edhe shoqërisë tonë që është në NATO, por është në shumë drejtime shumë larg NATO-s. Ky është një vend që inaguron rrugë dhe investime dhe nuk ka semaforë. Jo vetëm se nuk ka rrugë, por edhe aty ku ka rrugë nuk vendos semaforët që janë së bashku me tabelat, detaj dhe moment qytetërimi. Sepse nuk i respekton kush edhe kur ka, apo edhe kur ka, i ka të prishur. Është një popull që mezi po ndan ecjen në rrugë të makinës dhe atë në trotuar. Për cilin standard dhe lezet të NATO-s duhet të bisedojmë. Në gjashtë qytete e mëdha të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Vlora dhe Shkodra ka vetëm 20 për qind të rrugëve me semafor dhe prej tyre punojnë vetëm 60 për qind. Shkodra nuk ka fare dhe ato që janë, nuk kanë punuar aspak asnjë ditë. Jemi një popull që vetëm kur dalim jashtë kufijve tanë, kuptojmë se duhet të zbatojmë semaforin dhe të jemi të disiplinuar në rrugë. Imagjinoni se sa edukuese është edhe për fëmijët kjo gjë që ne nuk e praktikojmë ashtu si kundërtën e gjithë bota.
Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka ngritur dhe thënë premtimi teorik të semaforizmit të Shqipërisë!! Gjë e vogël...! Po pra, sepse një shtet në NATO pa semaforë,...është një diçka e çuditshme..! Për cilin standard ka lezet në NATO ky vend, për policin që është i zhubravitur dhe injorant (jo të gjithë) apo për avokatin sekser ( jo të gjithë) midis prokurorit dhe gjykatësit? Për mjekun që të dërmon me diagnoza (jo të gjithë)për të blerë ilaçe ti, dhe pastaj për të të sajuar sëmundje që ti të jesh i varur te ai për të gjithë jetën dhe për monopolet në analiza dhe diagnostikim ku gjithçka bëhet me lekë. Po.. duke që të pamëshirshëm. Te katundarizimi i zyrave të shtetit në saj të militantëve që broçkullisin vetëm idiotizma dhe qëndrojnë të sigurtë se partia i mbron..!
Është vetëm faji i qeverisjes dhe Berishës.. jo.. komplet... sepse edhe dikur po ashtu ka qenë dhe po ashtë ka qenë edhe në kohë të fundit të diktaturës dhe po ashtu ka qenë në kohë të Zogut, megjithëse ai merrte edhe ndonjë të huaj. Është një shoqëri që jeton në saj të primitivizmit dhe standardeve jashtë NATO-s, por që është në NATO. Kemi akoma një shoqëri që nuk hedh plehrat në kazanë për dy arsye, sepse e para nuk ka kazanë në të gjitha vendet, dhe e dyta është mësuar të bëj pis dhe të jetojë në mes të pisllëkut. I duket se jeton më mirë dhe më e Lirë...! Këtu fajin e ka demokracia e cila është fajtori pa faj, sepse në fakt në diktaturë edhe nuk kishe çfarë të bëjë pis dhe e dyta ai...xhaxhi