E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hap i rëndësishëm për realizimin e projektit”

29-09-2012 / Gazeta 55

Drejtori i TAP, Kjetil Tungland

Drejtori i gazsjellësit TransAdriatik, Kjetil Tungland ka përshëndetur memorandumin e nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë lidhur me këtë projekt.
Në një deklaratë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Tungland ka falënderuar të tre shtetet nënshkruese të projektit, ndërsa ka vlerësuar se ky hap ishte një demonstrim i mbështetjes politike nga ana e tyre lidhur me TAP. “Ne do të donim të falënderojmë qeveritë italiane, greke dhe shqiptare për këtë demonstrim shumë të qartë të mbështetjes politike për TAP. Ky është një tjetër hap i madh përpara për projektin. Nënshkrimi i sotëm pason një numër të madh arritjesh që TAP ka realizuar këtë vit. Ne jemi duke punuar për përparimin e mëtejshëm të projektit në muajt e ardhshëm”, tha ai.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›