Hapa pozitivë në Samitin e Korridorit Jugor
Dje, në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë u mbajt Samiti i Korridorit të Jugut ku pati zhvillime historike. Në Samit u hodhën hapa të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve Azerbajxhani – Armeni, ndërsa për Projektin Nabuko që synon të transportojë në Evropë gazin e Azisë së Mesme, lindi shpresa për nënshkrimin në Turqi të një memorandumi ujdie midis qeverive, brenda muajit korrik.
Në Samit përveç 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe Turqisë që është vend kandidat për në BE, morën pjesë edhe liderët e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Turkmenistanit, Uzbekistanit, Irakut dhe Egjiptit.
Dje Praga u bë shpresa e paqes në Kaukazin jugor. U ndërmorën hapa pozitivë për zgjidhjen e problemit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që po zgjat prej 18 vjetësh.
Në krye të rendit të ditës ishte Projekti Nabuko në të cilin merr pjesë edhe Turqia. Presidenti turk Abdullah Gyl, në fjalën e tij që mbajti në këtë samit u shpreh se ka zhvillime konkrete në lidhje me Projektin Nabuko dhe se shpresonte që gjatë muajit korrik të nënshkruani një memorandum ujdie midis qeverive.