E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner shpëton Çekun nga arrestimi

Prishtinë -Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner ka ndihmuar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, nga arrestimi i mundshëm nga forcat kolumbiane. Lajmin e bën të ditur gazeta Danas, e cila citon burime të larta nga qeveria serbe. "Vendimi i Kolumbisë për ta deportuar Çekun në Francë, ishte vendim politik, ndërsa rolin kryesor në bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë kolumbiane e kishte Kouchner”, shkruan kjo gazetë.

Autoritetet e Beogradit kanë kërkuar nga qeveria kolumbiane që ta arrestojnë Çekun, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga ta në vitin 2002. Çeku ka marrë pjesë Kartahena të Kolumbisë në një konferencë ndërkombëtare për armatimin, duke folur i pari në të. Gjatë vizitës së tij në Kolumbi, Çeku, ndër të tjera, ka folur edhe për shtypin kolumbian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›