Këshilli i Sigurisë: Gjendja në Kosovë, e qetë
Prishtinë -Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme diskutoi gjendja e përgjithshme të sigurisë në vend dhe inicioi hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë. Kryeministri i Kkosovës, Hashim Thaçi theksoi se përkundër disa trazirave të intensitetit të ulët në veriun e Kosovës dhe disa aktiviteteve kriminale, gjendja e sigurisë në vend konsiderohet e qetë.
Thaçi përshëndeti mënyrën e ballafaqimit të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it me protestuesit serbë në veri të vendit, të cilët janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimet e shtëpive të pronarëve shqiptarë.
Ndërsa, lidhur me aktin kriminal të vjedhjes së një sasie të konsiderueshme të provave faktike brenda ndërtesës kryesore të Policisë së Kosovës, Këshilli i Sigurisë ka shprehur bindjen se organet e ndjekjes janë duke kryer punën e tyre si dhe ka kërkuar që rezultati i hetimeve të sjell përpara drejtësisë autorët e kësaj vepre kriminale.
Me propozimin e kryeministrit Thaçi, u formua Grupi Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë, që do të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.