Rexhepi: Protestat në Mitrovicë, janë pakësuar
Mitrovicë -Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi tha sot se përkundër protestave të grupeve të serbëve në veri kundër rindërtimeve në lagjen “Kroi i Vitakut”, të cilat përditë janë duke rënë në intensitet, gjendja e sigurisë është nën kontroll të forcave të sigurisë. “Protestat kundër rindërtimit janë duke u organizuar nga grupe ekstremistësh dhe nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve, meqë e kanë kuptuar se një gjë e tillë është absurde”, tha ai.
Rexhepi sqaroi se pronarët shqiptarë të parcelave ku kanë filluar të rindërtohen pesë shtëpi në këtë lagje të veriut, posedojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që është verifikuar edhe nga Agjencia Kosovare e Pronës.
Kryetari i komunës së Mitrovicës tha se pushteti lokal ka ndarë një fond për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në luftë duke pasur parasysh se shumë familje të veriut jetojnë në fjetore kolektive dhe vende të papërshtatshme për jetë normale. Rexhepi tha se komuna ka ofruar mbështetje edhe për banorët serbë që janë të zhvendosur nga jugu i qytetit.