E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia përkujton sot fitoren mbi nazizmin

Moskë - Rusia përkujton sot fitoren e forcave sovjetike kundër nazizmit me një paradë ushtarake, ku marrin pjesë dhjetëra mijëra anëtarë të forcave të armatosura ruse. Parada në përkujtim të 64 vjetorit të triumfit nisi në sheshin e Kuq të Moskës, ku janë të angazhuara 9 mijë ushtarë.

Ky përkujtim rinisi një vit më parë, pasi ishte ndërprerë për 17 vjet. Presidenti Medvedev nuk la pa e shfrytëzuar këtë ditë, duke deklaruar se Rusia do të mbrojë interesat e saj, ashtu siç bëri edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Fitorja jonë mbi nazizmin është shembull dhe mësim për të gjitha vendet edhe sot, kur shihen aventurizma ushtarake”, deklaroi Medvedev në hapjen e paradës së sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›