E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Të gjithë strukturat, përpjekje për integrimin

Prishtinë - Me rastin të 9 majit, Ditës së Evropës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 64-ën me radhë, në të cilën ka debatuar për procesin e Integrimit Evropian. “Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për integrim. Ky proces duhet të përfshijë të gjitha segmentet dhe institucionet e Kosovës nga niveli qendror deri tek nivelet me të ulëta. Ky është edhe përkushtimi maksimal për sundimin e ligjit dhe reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit” ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar në thellimin e reformave ekonomike, legjislative dhe reformat politike në funksion të ndërtimit të shtetit demokratik, të mundësive të barabarta. Ndërtimin e Kosovës si atdhe për të gjithë qytetarët, me të drejta të afirmuara për minoritetet.

“E ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt. Prandaj, edhe sot do t’i ftoj të gjitha institucionet që të koordinojnë aktivitetet dhe të rrisin përkushtimin për plotësimin e kërkesave që dalin në procesin e integrimeve evropiane” u shpreh kryeministri Thaçi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare dhe çdo veprim apo vendim i Qeverisë dhe institucioneve tjera do të jetë në përputhje me kriteret për integrim në BE”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›