Hapat për hipotekimin e oborreve në përdorim
16/03/2009 Kreu i AKKP Elvis Ccefa flet për zbatimin e vendimit të miratuar nga qeveria
Në një intervistë të dhënë për “Metropol” kreu i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave Elvis Çefa sqaron procedurën që do të ndiqet në hipotekimin e oborreve në përdorim. Sipas vendimit të qeverisë, të drejtën do ta kenë të gjitha familjet që kanë pasur leje për ndërtimin e një objekti banimi para gushtit 1991. Pavarësisht se mbi këtë objekt janë bërë ndërhyrje apo shtesa, me anë të këtij vendimi jepet e drejta për kalimin e truallit në pronësi. Ndërsa për të startuar aplikimin do të duhet që më parë Ministria e Drejtësisë të miratojë një formular unik aplikimi. Çefa sqaron në intervistë hapat që do të ndiqen si dhe kategorizimin e pagesave.
- Sapo është miratuar vendimi për hipotekimin e oborreve në përdorim, si do të veprohet?
- Po, është e vërtetë, vendimi mban numrin 200 dhe mban datën 12.02.2009. Me anë të këtij vendimi Agjencia e Kthimit dhe kompensimit të Pronave është institucioni shtetëror i ngarkuar për të kaluar pronësinë në favor të subjekteve private të oborreve në përdorim. Sipas këtij vendimi të qeverisë, të gjitha subjektet paraqesin kërkesën pranë zyrave rajonale në qarqe, duke përcaktuar mirë sipërfaqen e oborrit që ata kërkojnë të tjetërsohet e më pas e gjithë puna hetimore ose paraprake lidhur me caktimin sipërfaqes së pronësisë bëhet nga zyrat rajonale në qarqe brenda një afati 30-ditor. Më pas dosja përcillet në agjencinë qendrore, e cila bën vlerësimin ligjor të fakteve të paraqitura. Në fund merret vendimi përkatës për kalimin në pronësi të oborreve në përdorim.
- Duke parë interesimin dhe situatën për këto toka në përdorim, a janë çmimet të pranueshme?
- Në fakt, vendimi i qeverisë e ndan në dy kategori tjetërsimin e oborreve në përdorim. Në rastin e parë, kalimin e pronësisë pa kundërshpërblim, bëhet fjalë për oborret e subjektet që janë shpronësuar në të kaluarën pa shpërblim, ndërsa rasti i dytë kur shteti u ka dhënë oborre në përdorim, por pa pasur tagrin e pronës. Dhe për ta marrë këtë tokë do të duhet të blejnë një pronë. Dhe faktikisht çmimet e vendosura janë super të arsyeshme.
- A do të bëhet kategorizimi sipas zonave apo kemi një çmim unik?
- Kategorizimi është unik në shkallë kombëtare. Bëhet fjalë për pagesat që janë diferencuar në bazë të sipërfaqes që do të kërkohet të tjetërsohet. Këto janë të caktuara qartë në aneksin e miratuar prej qeverisë në vendim. Kështu, vlerat nisin me 200 mijë lekë për 100 m2, duke përfunduar në 600 mijë lekë për 500 m2.
- Për sa i përket afatit të nisjes së aplikimit çfarë hapash do të ndërmerren?
- Besoj se procedurat do të nisin sa më shpejt. AKKP-ja është duke përgatitur, madje është në fazën e dërgimit për miratim në Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç e parashikon vendimi i qeverisë, të formularit përkatës që do të plotësojë subjekti për aplikim. Sapo ky formular të marrë miratimin prej Ministrisë së Drejtësisë, besoj do të nisin menjëherë procedurat e aplikimit.
- A është e gatshme AKKP-ja të përballojë këtë fluks të ri kërkesash, pra a ka strukturat e duhura për të realizuar dhe këtë detyrim që do të sjellë fluks?
- Sigurisht, Agjencia në punën që kemi ne ka shumë ngarkesë. Megjithatë, dhe shtesa që do të vijë do të jetë e përballueshme. Duke pasur parasysh këtu dhe faktin se shumica e dokumentacionit paraqitet në kohën e aplikimit prej vetë subjektit. Pra, ai e zbardh situatën e pronës së vet. Dhe nga ana jonë mbetet vetëm verifikimi i dokumentacionit, siç e përcakton dhe vendimi, në rastet kur prej komisionit shihet se ka mospërputhje apo pasaktësi. Atëherë lind e drejta e verifikimit. Kjo kërkon dhe kohën e vet, por mendoj se është e përballueshme.
- Subjektet që do të kenë të drejtën e aplikimit, çfarë duhet të plotësojnë?
- Subjektet që mund të aplikojnë janë ato që brenda sipërfaqeve të truallit kanë një ndërtim të ligjshëm që është ngritur para datës 10 gusht 1991. Trualli nën këto objekt, pra sipërfaqja funksionale që atyre u është dhënë në kohën e ndërtimit të objektit të tyre është në pronësi shtete. Sepse, nëse vjen një subjekt që e ka truallin në pronësi, normalisht nuk ka se ç’mund të aplikojë. Pra, do të trajtohen rastet kur sipërfaqja nuk është trajtuar më parë me vendim të AKKP-së në rastet kur oborri në përdorim është brenda një prone më të mëdha, sigurisht ne nuk kemi të bëjmë me kalim. Ndaj dhe theksohet se duhet të jetë me pronësinë shtet.
- Po në lidhje me dokumentacionin që duhet dorëzuar?
- Dokumentacioni duhet të jetë një vërtetim i faktit se brenda sipërfaqes që kërkohet të tjetërsohet është një ndërtim i ligjshëm i ndërtuar para datës 10.08.1991. I vërtetuar më lehtësisht me një dokument, që mund të jetë leja për ndërtim i asaj kohe, apo akti që ka kaluar në përdorim të subjektit trualli apo oborri. Janë më pas konfirmimi nga zyrat e regjistrimit të situatës juridike të sipërfaqes, e cila duhet të rezultojë shtet si dhe një gentplan të sipërfaqes që kërkohet të tjetërsohet. Është kusht në vendimin e qeverisë se brenda kësaj sipërfaqeje nuk duhet të ketë ndërtim vetëm të paligjshëm, pra duhet të ketë ndërtim të ligjshëm të ndërtuar para gushtit 1991. Pra, nuk përfshihen oborret në përdorim me ndërtime pas vitit 1991, pavarësisht se mund të jetë në procedurë legalizimi.