E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të votojmë modelin e Edi Ramës”

17/06/2009  Klosi në Shijak

Kandidati për deputet në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi, është takuar me të rinjtë e Shijakut, për ti siguruar se me fitoren në zgjedhje, Partia Socialiste do ti kushtoj vëmendje të veçantë punësimit të të rinjve. Sipas Klosit, kjo qeveri në ikje, e pati drejtimin e saj, në pasurimin e familjes dhe oborrtarëve të kryeministrit. “Më 28 qershor të rinjtë e Shijakut, si të rinjtë e gjithë Shqipërisë, duhet ta kenë të qartë ndarjen midis dy modeleve: Modelin e njeriut të punës, të përfaqësuar nga Edi Rama, modelin e njeriut të ndryshimit, të përfaqësuar nga Edi Rama dhe modelin e plakur, modelin e lodhur, modelin gënjeshtar, të përfaqësuar nga Sali Berisha”, deklaroi Klosi. Po në këtë linjë, ai kërkoi që “me 28 qershor të zgjedhim modelin e punës, modelin e Edi Ramës dhe duhet t’i themi ndal gënjeshtrës, të përfaqësuar më së miri nga Sali Berisha, i cili përpara interesit të të gjithë fëmijëve shqiptarë ka vënë interesat e fëmijëve të tij, sepse Berisha erdhi në pushtet përpara 4 vjetësh me qëllimin e tij të vetëm që të pasuronte familjen e tij”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›