E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi i pronave, kriteret per te perfituar nga fondi 2013 Rozeta Rapushi

Te gjithe ata pronare, qe presin kompensim ne vlere monetare per token e zene duhet tu referohen rregullave dhe kritereve te reja te miratuara ne mbledhjen e djeshme te qeverise per shperndarjen e fondit te kompensimit te tyre per kete vit. Ne vendimin e miratuar dhje, qeveria percakton nje strukture kompensimi jo diskriminuese, bazuar ne nje skeme te drejte dhe ne perputhje me propozimet dhe sugjerimet e bera nga Gjykata Evropiane per te drejtat e njeriut. Keshtu, per te perfituar nga fondi i buxhetit te shtetit per kompensimin e pronareve kete vit, subjektet e shpronesuara, prona e te cileve eshte njohur per kompensim jane vendimi i njohjes se prones dhe i te drejtes se saj per kompensim te jete perfundimtar, pra te mos jete ne proces trajtimi administrativ apo gjyqesor dhe te jete i ekzekutueshem. Si dhe vendimi me te cilin aplikohet te mos jete trajtuar me pare me kompensim si ne te holla, ashtu edhe fizik. “Ky vendim se pari krijon mundesine e kompensimit per subjektet e shpronesuara, prona e llojit truall e te cileve eshte njohur per kompensim pavaresisht faktit nese kane perfituar kthim ne te njejtin vendim apo ne vendime te tjera per te njejtin subjekt, gjithnje duke respektuar radhen kronologjike nisur nga numri dhe data e vendimit baze me te cilin aplikohet”, - thuhet ne vendimin e qeverise. Per te perfituar kompensimin e prones eshte e domosdoshme qe vendimi i dhene te jete perfundimtar dhe i ekzekutueshem. Sipas ketij vendimi, nuk perfitojne kompensim subjektet e shpronesuara, qe kane perfituar me pare kompensim te plote apo te pjesshem me vendimin me te cilin aplikojne. Ky kufizim eshte i nevojshem sipas ekzekutivit me arsyetimin, qe fillimisht duhet te perfitojne edhe subjektet e shpronesuar apo trashegimtaret e tyre ligjore, te cilet nuk kane perfituar nga kompensimet e meparshme. Nga ana tjeter, ne vendim percaktohet qe kompensimi i prones se llojit truall do te kryhet ne baze te cmimit te percaktuar ne harten e vleres se miratuar, sipas vendndodhjes se prones qe kompensohet. Per te perfituar kompensim, pronaret duhet te plotesojne dhe te paraqese prane AKKP-se dokumentacionin e plote qe permban kerkesen per kompensim ne te holla, deklaraten per pranimin e kritereve per kompensim dhe te kushteve te tjera qe lidhen me to, titullin per njohjen dhe kompensimin e prones, qe, sipas rastit, mund te jete vendim i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, vendim i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si dhe vendim i gjykates, ne rastet kur vendimet e siperpermendura jane ndryshuar ne rruge gjyqesore. Po keshtu, duhet perfshihet edhe planvendosja perkatese bashkelidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual te prones se njohur per kompensim, deshmia e trashegimise dhe nese disponon, prokure te posacme, te nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e ligjshem apo disa prej tyre, ku te jete e percaktuar tagri per te terhequr shumen e parave per pjeset takuese, ne rast se shpallen fitues.

KATEGORITE

Kush perfiton kompensim ne leke per token e zene

Subjektet e shpronesuara, prona e te cilave eshte njohur per kompensim, te kompensohen sipas radhes kronologjike, te percaktuar nga numri dhe data e vendimit vetem nese permbushen keto kritere:

a) Vendimi, qe ka percaktuar kompensimin e prones, eshte perfundimtar;

b) Vendimi, qe ka percaktuar kompensimin e prones, eshte i ekzekutueshem;

c) Vendimi, per te cilin aplikohet, nuk eshte trajtuar asnjehere me kompensim.

Ne rastin e vendimeve, te cilat jane ndryshuar pjeserisht, per efekt klasifikimi, do te merren numri dhe data e vendimit baze, qe eshte me i hershem ne radhe kronologjike per njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.

2. Kompensimi te behet per pronen e llojit truall, ne baze te cmimit te percaktuar ne harten e vleres, te miratuar sipas vendndodhjes se prones qe kompensohet. Masa e kompensimit te jete sipas skemes se meposhtme:

a) Per pronat e njohura per kompensim deri ne 1500 m², masa e kompensimit te jete deri ne 200 m².

b) Per pronat e njohura per kompensim mbi 1500 m² deri ne 3000 m², masa e kompensimit te jete 300 m².

c) Per pronat e njohura per kompensim mbi 3000 m² deri ne 5000 m², masa e kompensimit te jete 400 m².

c) Per pronat e njohura per kompensim mbi 5000 m² deri ne 10 000 m², masa e kompensimit te jete 500 m².

d) Per pronat e njohura per kompensim mbi 10 000 m², masa e kompensimit te jete 600 m².

Dokumentet qe duhet per te aplikuar per kompensim

Ne vendimin e marre dje nga qeveria per kompensimin e pronave, percaktohet edhe lista e plote qe pronaret e ligjshem te tokave, duhet te dorezojne ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne te, thuhet se dosja e dokumenteve duhet te permbaje, kerkesen per kompensim ne te holla, deklaraten per pranimin e kritereve per kompensim dhe te kushteve te tjera qe lidhen me to, titullin per njohjen dhe kompensimin e prones, qe sipas rastit, mund te jete vendim i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, vendim i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si dhe vendim i Gjykates, ne rastet kur vendimet e siperpermendura jane ndryshuar ne rruge gjyqesore si dhe planvendosjen perkatese bashkelidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual te prones se njohur per kompensim. Po keshtu, ne dokumentacionin qe do ti dorezohet AKKP, duhet te jete edhe deshmia e trashegimise dhe nese disponohet, prokura e posacme, e nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e ligjshem apo disa prej tyre, ku te jete e percaktuar tagri per te terhequr shumen e parave per pjeset takuese, ne rast se shpallen fitues. Po ne dosje duhet te perfshihen edhe vendimet e KKP-se/ZRAKKP-se ku jane percaktuar pjeset takuese te secilit bashkepronar, ne rastet kur aplikimi kryhet nga nje pjese e trashegimtareve perfitues, si dhe cdo akt tjeter gjyqesor apo administrativ, me ane te te cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkepronar, dokumentin e identifikimit te perfaqesuesit te pajisur me prokure si dhe mandatpagesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›