E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja me Titon, Moska do të mbikëqyrë direkt Hoxhën

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Edwin D. Gritz, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”

4 shtator 1949 - Njoftohet se Moska është në mes të një fushate të përshpejtuar për të njoftuar të gjithë komunistët se çfarë është komunizmi “i vërtetë” dhe si do të kishte qenë më mirë, tani që Titoja, me sa duket, ka treguar se kjo formë qeverisjeje nuk është më “e vërtetë”. Dhe derisa shqetësimet ideologjike të tanishme të Moskës kanë buruar nga tradhtia e një shteti satelit, një vëmendje e konsiderueshme po i drejtohet kuptimit dhe natyrës të të ashtuquajturave “Demokracitë e Reja” apo “Demokracitë e Popujve” nën dominimin sovjetik. Këtu ku më parë teoricienët e mëparshëm sovjetikë thjesht kanë shpjeguar se “Demokracia e Popujve” është një skenë e përkohshme e zhvilluar politike ndërmjet kapitalizmit dhe llojit sovjetik të socializmit, komunistët kudo në botë tani u thuhet që të jenë të përgatitur për dhunë nëse ky proces zhvillimi do të jetë shumë i ngadaltë, ose do të tregojë shenja shmangieje nga kremlinizmi ortodoks. Theks i veçantë, duket se i vihet vlefshmërisë aktuale të teorisë së Stalinit, që problemet kryesore të punëtorëve në vendet jokomuniste mund të zgjidhen vetëm me forcë, që do të thotë me revoltë kundër udhëheqjes së huaj, me anë të grevave të përgjithshme dhe me luftë të drejtpërdrejtë të masave proletare.

Interpretimi kinez

Këto elemente dhune, me që ra fjala, besohet se kanë qenë ndër pikat më primare të diskutimit, edhe pse bëhej fjalë për konferencën “ekonomike” në Sofje ku merrnin pjesë ekspertët komunistë nga Rusia, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nga data 25 deri në 27 gusht. Sidoqoftë, shumë kohë përpara konferencës, udhëheqësit sovjetikë lejuan një fushatë intensive të riedukimit ideologjik të lidershipit të partisë, fushatë në të cilën fjalët internacionalizëm dhe nacionalizëm u bënë dukshëm dhe jo çuditërisht të mirënjohura. Një pikë madhore në këto përpjekje, me sa duket u arrit qershorin e kaluar, kur fjalimi më i gjerë i mundshëm u dha në një trakt të gjatë i përkufizuar me internacionalizmin dhe nacionalizmin nga Liu Shao Çi, komunisti më i shquar kinez, oratori dhe anëtari i fuqishëm i Byrosë Politike së atjeshme. Veçanërisht kuptimplotë është fakti që “Pravda” e shtypi traktin të plotë, duke i lënë hapësirën e barazvlefshme me 14 kolona me madhësi standarde të një gazete amerikane, për ta ndarë në 3 ditë, 7, 8 dhe 9 qershor. Për më tepër, artikulli u rishtyp me entuziazëm dhe në të përditshmet e tjera në të gjithë orbitën sovjetike, në organin zyrtar të të gjitha Byrove Komuniste të Informacionit. Pika kulmore e studimit u arrit nga Liu në deklaratën: “Nëse ju nuk shkoni me Bashkimin Sovjetik, ju shkoni kundër tij; nëse ju nuk shkoni me vendet e Demokracisë Popullore në Evropën Lindore, ju shkoni kundër atyre, nëse ju nuk u bashkangjiteni forcave të partive komuniste, proletariatit dhe forcave demokratike të popullit në vende të ndryshme, atëherë ju shkoni kundër tyre. Nëse iu nuk i bashkangjiteni me të gjithë njerëzit e shtypur, atëherë ti shkon kundër lëvizjes për çlirim kombëtar dhe vendeve gjysmëkoloniale, ashtu siç u bë me klikën e Titos në Jugosllavi. Kjo do të thoshte, - shton ai, një aleancë me amerikanët dhe imperialistët e tjerë”.

Tërheqja me sovjetikët

Duke nxjerrë në pah dallimet mes internacionalizmit dhe “nacionalizmit borgjez”, strategu i politikës kineze konstaton se internacionalizmi bazohet në “interesat e jetike të masave të njerëzve në një vend të dhënë dhe në të njëjtën kohë për interesat e përgjithshme të masave kudo në botë”. Interpretimi korrekt komunist i internacionalizmit, sipas Liut, duhet mbi të gjitha të shfrytëzojë faktin që forcat prodemokratike kudo në botë duhet të bashkohen dhe të bashkojnë forcat e tyre me radhë me Bashkimin Sovjetik “në mënyrë që të sjellin humbjen e imperialistëve amerikanë që luftojnë për dominimin e botës. Nga ana tjetër, programi i borgjezëve nacionalistë, “nënshtron interesat e një kombi të tërë për hir të interesave të klasës së tij. Dhe Titoja, sipas të dhënave të traktit, “tradhtoi kauzën e solidaritetit ndërkombëtar mes punëtorëve, duke u kthyer në një pozicion nacionalist. Në një tjetër qasje për “interpretimin” e saktë të komunizmit, Teohari Xhorxhesku, Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Punëtore Rumune (Komuniste), pranon se “ka dy lloje të ndryshme diktature proletariati... lloji sovjetik dhe ai i Demokracisë së Popullit”. Sidoqoftë, ndryshimi është thjesht në atë që forma komuniste sovjetike “është një lloj më i avancuar”, - thotë Xheorxhesku në një tezë të shpalosur më 1 qershor në gazetën e Komniformit. Xheorxhesku thekson gjithashtu se “një nga detyrat kryesore” gjatë periudhës së tranzicionit “është të zhvillosh ndjenjën e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Bashkimit Sovjetik”.

Frika e kthimit prapa

Nga pikëpamja e politikës sovjetike ndaj shteteve satelite, deklarata të tilla publike si ajo e Xheorxheskut, konsiderohen nga vëzhguesit këtu si veçanërisht demaskuese në atë që Moska është duke e deklaruar tani hapur: që është koha që Demokracitë e Popujve të arrijnë nivelin më të lartë sovjetik të socializmit. Sidoqoftë, ajo që mbahet ende e fshehur nga publiku në vende të ndryshme satelite, është qëllimi i qartë i Moskës për të pretenduar kontrollin direkt dhe të padiskutueshëm të të gjitha shteteve të llojit sovjetik, jo thjesht kontrollin indirekt politik, siç është duke ndodhur tani. Argumenti i Moskës për një kontroll të tillë, meqë ra fjala, thuhet se bazohet në tezën që “nëse një vend nuk shkon përpara në drejtim të socializmit, zhvillimi i tij do t i kthehet kapitalizmit”. Që është një mënyrë ndryshe e të thënit, se vetë Rusia do të mbijetonte me shumë vështirësi me këtë lloj forme qeverisjeje, nëse struktura qeverisëse e botës do të përmbante shkallë të ndryshme të kapitalizmit dhe socializmit. Me këtë në mendje, Moska bëhet krejtësisht e lexueshme në këtë deklaratë të tillë të fundit përderisa: “Ligjet e përgjithshme të zhvendosjes nga kapitalizmi drejt socializmit, të zbuluara nga Marksi dhe Engelsi, u shqyrtuan dhe u bënë më konkrete e u zhvilluan nga Lenini dhe Stalini në bazë të eksperiencës së Partisë bolshevike dhe shtetit sovjetik, janë të detyrueshme për të gjitha vendet”.
Në të njëjtën mënyrë, ky mezi është një demonstrim retorik për Komniformin që shkruan jo më larg se 15 qershori për avantazhet e komunistëve kudo ata janë. Ja çfarë shkruan ajo: “Një luftë vendimtare kundër ideologjisë borgjeze, veçanërisht kundër ideologjisë së “Ëall Street”-it, është detyra kryesore e komunistëve në faqen aktuale të zhvillimit të Demokracive të Popujve ndaj Socializmit dhe lëvizjeve komuniste në vendet kapitaliste. Nëse partitë komuniste do ta mundin me vendosmëri armikun ose frontin ideologjik, ata duhet të ruajnë si gjënë më të çmuar pastërtinë e botëkuptimit marksist-leninist. Ata nuk duhet t i dorëzohen klasës armike për një tullë nga ndërtesa e madhërishme dhe monolite e marksizëm-leninizmit.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›