CNN filmon “fantazmën” e Xheksonit në korridorin e Neverland
Autori i Lajmit: red.
Të gjithëve na pëlqejnë historitë me fantazma, por vetëm fansat e yllit të popit, Majkëll Xhekson, do t u besonin pamjeve filmike të televizionit amerikan të programit të Larry Kingut. Në filmimet e kameras së Kingut që po tregonte të gjithë shtëpinë e Xheksonit, shfaqet hija e një personi që kalon nga korridori drejt dhomës personale të këngëtarit. Teksa kamera e operatorit të CNN i drejtohet korridorit, një siluetë e hirtë ecën me hapa të shpejtë dhe hyn në dhomën personale të Majkëllit. Askush nuk e ka vënë re këtë detaj, deri në momentin që videoja është hedhur në “YouTube”. As reporteri Miko Brando, djali i legjendës së ekranit, Marlon Brando, por as edhe operatori që ishte duke filmuar të gjithë skenën në fermën gjigante të këngëtarit në Kaliforni. Edhe duke marrë parasysh konsideratat për emisionin më të famshëm amerikan “Larry King Shoë” në Shtetet e Bashkuara, vetëm ata që besojnë në paranormale i kanë konsideruar ato pamje si të vërteta. Ata janë përpjekur t i bindin vizitorët e faqes “Youtube” se lëvizja e asaj hijeje është fantazma e Xheksonit. Këto pamje janë spekulimet e fundit të një sërë thashethemesh që dolën pas vdekjes së tij dy javë më parë. Thashethemet e fundit thonë se këngëtari do të udhëtojë në të gjithë botën përmes hologramit dhe do të varroset pa trurin e tij. Por pasi videoja u postua në “YouTube, nisën dhe komentet e fansave që komentojnë mundësinë që ajo hije t i përkasë vetë Majkëllit. Njëri nga fansat shkruante: “Po ai është MJ, edhe modeli i flokëve, por dhe silueta, ... gjithçka!! I pavdekshëm!”. Ndërsa një tjetër shkruante: “Kjo është shumë e çuditshme. E kam parë dhe riparë kushedi se sa herë dhe më duhet të pranoj se i ngjan me të vërtetë. Nuk më besohet që po e them këtë. Por është imazhi i tij”. Megjithatë, ka nga ata që nuk janë dhe aq të bindur. “Është hija e një personi që është brenda në suitën e Majkëllit, ju njerëz idiotë. Ajo s mund të jetë një fantazëm”.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009