E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohen me kacavide, dy vellezer

Tirane- Nje borxh i pa kthyer, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi te rende per dy vellezer nga kryeqyteti. Ngjarja ka ndodhur ne Koder Kamez, tek ish "Nish Tulla", rreth ores 18.00 te te enjtes se kaluar. Dy te rinjte, Ermal Ceka, 31 vjec dhe Shaho Kamberi, 23 vjec, te dy te lindur ne Tepelene dhe banues ne Mnik Ndroq, se bashku me nje person tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi, mesohet se kane shkuar ne banesen e vellezerve Pellumb Kurti, 30 vjec dhe Artan Kurti 24 vjec. Pasi i kane hyre ne shtepi, agresoret i kane kerkuar dy vellezerve nje sasi parash qe pretendonin se u kishin borxh. Mesohet se te rinjte kane shkembyer fjale ofenduese me njeri-tjetrin. Pasi jane perplasur me fjale, vellezerit Kurti, i kane kerkuar "mysafireve te paftuar", te largohen nga banesa e tyre. Por keta te fundit, nuk kane vonuar dhe me nje kacavide qe e kishin marre me vete, kane filluar te godasin vellezerit ne pjese te ndryshme te trupit, duke u shkaktuar atyre demtime te renda. Pas ketij veprimi, agresoret jane larguar menjehere nga vendngjarja, ndersa kane lene te shtrire ne dysheme te plagosur dy vellezerit. Te plagosurit te ndihmuar edhe nga banore te zones, jane derguar ne Spitalin Ushtarak mesohet se gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten. Policia e kryeqytetit, pasi ka marre sinjalizim, ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur punen per identifikimin e autoreve. Brenda pak oresh uniformat blu kane rene ne gjurme te tyre. Keshtu pas nje pune te shpejte eshte bere i mundur arrestimi i dy prej autoreve, Ermal Cekes dhe Shaho Kamberit, ndersa eshte shpallur ne kerkim bashkepunetori tjeter i tyre. Autoret e kesaj ngjarje do te procedohen penalisht me akuzat e "dhunimit te baneses" dhe "vrasjes me dashje" e mbetur ne tentative, e kryer ne bashkepunim. Behet e ditur se njeri prej te arrestuarve, Shaho Kamberi, ka qene i denuar me pare per vjedhje.
Plagosja
Ermal Ceka, Shaho Kamberi dhe nje bashkepunetor tjeter i tyre, kane shkuar ne banesen e vellezerve Kurti, te cileve u kane kerkuar nje sasi parash qe pretendonin se ua kishin marre borxh. Pasi jane perplasur me fjale ofenduese, agresoret i kane sulmuar me nje kacavide duke i demtuar ne pjese te ndryshme te trupit.
Akuzat
Autoret e kesaj ngjarje do te procedohen penalisht me akuzat e "dhunimit te baneses" dhe "vrasjes me dashje" e mbetur ne tentative, e kryer ne bashkepunim. Te plagosurit jane derguar ne Spitalin Ushtarak mesohet se gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten.
Blute e kryeqytetit publikojne te gjitha objektet qe do te merren ne ruajtje per parandalimin e ngjarjeve kriminale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›