E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazarat, kapen vrasesit e emigrantit

Gjirokaster- Agjenti i infiltruar si taksist con direkt dhe ne komisariatin e Gjirokastres dy te miturit e akuzuar per rrembimin dhe me pas grabitjen me pasoje ekzekutimin e emigrantit 32 vjecar Leonard Hazizaj, nga Fieri. Dy romet 17-vjecare, Romeo Osmani dhe Sotir Ajdini, banues ne Levan, ishin fshehur ne lagjen Zinxhira te Gjirokastres, ku kishin edhe te afermit e tyre. Dy dite me pare ishte ndaluar edhe Mico Osmani, 18 vjec, vellai i Romeos, ndersa te dyshuarit kane bere perpjekje per te emigruar ne Greqi me ndihmen e kusheririt te tyre tashme te arrestuar, Thanas Abedini, nen akuzen e "dhenies ndihme dhe fshehje e krimit".
Operacioni i policise se Gjirokastres ka zgjatur nente ore, duke nisur nga 23:00, deri ne mengjes, ndersa me informacione kane ndihmuar edhe hetuesit nga policia e Fierit. Duke marre parasysh lidhjet e gjakut qe dy te dyshuarit e arratisur kishin me banoret e lagjes rome Zinxhira, eshte menduar se ata fshiheshin aty. Informacioni ne rruge operative eshte marre rreth ores 15:00 dhe menjehere eshte organizuar puna per kapjen e Osmanit dhe Ajdinit. Per kete qellim jane ngritur dhe postblloqe, ne menyre qe te mos arratiseshin drejt Greqise. Burime policore thane se ne kete operacion u angazhuan te gjithe agjentet dhe specialistet e Sektorit te Krimeve te Renda, te Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe efektive te rendit ne komisariatin Gjirokaster, te drejtuar nga vete kryepolici Emri Vata dhe zevendesi i tij Adriatik Tafciu.
Dy te miturit jane fshehur ne kodren afer lagjes Zinxhira dhe kur kane vene re levizjen e policise jane larguar me vrap ne fshatin Lazarat. Duke pare presionin e policise, qe ka perdorur edhe qente gjurmues ne fshatin Lazarat, te dyshuarit te ndihmuar edhe nga erresira, kane zbritur neper nje perrua per t'u larguar me qellim qe t'i shpetonin ndjekjes.
Ne kete moment, numri i policeve ka shkuar ne rreth 50 vete, duke rrethuar zonen qe nga Sofratika, Arshilengo, Asim Zeneli, kodrat e Leknasit perballe fshatit Lazarat, si dhe u ngriten postblloqe te tjetra ne Tepelene dhe Permet, si dhe ne Jorgucat. Pak pas mesnate Ajdini dhe Osmani kane rene ne kurthin e agjenteve, pasi gjate pergjimit te telefonatave eshte zbuluar se ata kane kerkuar nje sherbim taksi me qellim udhetimin per ne Fier. Me tej kane zbritur ne aksin Gjirokaster-Jorgucat, poshte fshatit Lazarat, ne Kordhoce, per te hipur ne mjetin qe i priste per t'i cuar ne drejtim te Fierit, por qe ne timon ka qene nje agjent policie i infiltruar si taksist. Ne momentin qe jane afruar per tek varrezat e qytetit, eshte bere rrethimi dhe arrestimi i te dyshuarve pa asnje rezistence.
Kurthi me taksine, agjenti shkoi i vetem
Per te mos rene ne sy te te dyshuarve, drejtuesit e policise kane organizuar nje kurth. Burime policore thane per gazeten "KJ" se ne momentin qe te miturit kerkuan nje taksi, ata kane hartuar nje tjeter plan, duke cuar makinen jo me taksistin e saj, por me nje agjent te infiltruar. Madje agjenti ka qene i vetem dhe i pa ndihmuar nga koleget, pasi te dyshuarit kishin kerkuar qe ne mjet te mos kishte tjeter person. Operacioni ka vijuar me tej edhe ne lagjen Zinxhira, ku eshte bere arrestimi edhe i Thanas Abedinit, 55 vjec, i cili i ka ndihmuar me strehim, ushqim dhe per kalim te kufirit shqiptaro-grek, e mbetur ne tentative.

Te arrestuarit:
Mico Osmani, 18 vjec, Levan
Romeo Osmani, 17 vjec, Levan, (vellezer)
Sotir Ajdini, 17 vjec, Levan
Thanas Abedini, 55 vjec, Gjirokaster
Akuzat:
"Rrembim personi, ne bashkepunim"
"Grabitje me pasoje vdekjen"
"Armembajtje pa leje"
E moren peng dhe me pas e ekzekutuan
Emigranti Leonard Hazizaj, 32 vjec, banues ne Fier, ishte kthyer para 6 muajsh nga Greqia prane familjes. Mbremjen e 25 dhjetorit ai udhetonte me makinen e tij per ne fshatin Frakull, pasi do te bente nje vizite te e fejuara. Por sipas skemes se ndertuar nga policia e Fierit per ngjarjen, gjate rruges i dalin para tre adoleshentet, dy nga te cilet vellezer, te komunitetit rom. Te armatosur e kane kercenuar dhe kane hipur ne mjet duke e detyruar te futej te tunelet e repartit ushtarak te Levanit. Aty e kane grabitur, duke i marre 3 mije leke qe kishte me vete dhe sende personale. Por duket se te pakenaqur me parate e gjetura dhe nje konfrontim i momentit gjate grabitjes ka sjelle edhe fundin fatal per 32 vjecarin. Nje bresheri "Kallashnikovi", qe nuk dihet ende se nga kush eshte shkrehur, i ka shkaktuar vdekjen Hazizajt, pasi plumbat i kishin copetuar koken. Trupi u gjet dy dite me pas ne tunel, nga ku mori edhe emrin operacioni policor, kurse familja denoncoi humbjen pas sinjalizimit nga e fejuara e te ndjerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›