Garda analizon punen 1-vjecare
Tirane-Garda e Republikes ka zhvilluar dje analizen e punes gjate ketij viti. Kjo strukture qe varet nga Ministria e Brendshme, ka per mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve te larta shteterore dhe te rezidencave te percaktuara me ligj. Pikerisht ne lidhje me kete mision te sajin, shefi i shtabit te Gardes, Mehmet Mucaj gjate prezantimit te punes, tha se sigurimi i personaliteteve te larta te shtetit dhe zevendesimi i kryerjes se sherbimit nga ushtare ne oficere me pagese, kane qene dy sukseset kryesore te Gardes per vitin 2009. Mucaj tha se jane shtuar sherbimet e mbrojtjes ne krahasim me vitin 2008. Ai renditi edhe bashkepunimit ne kete fushe me strukturat e tjera shteterore. Te pranishem ne analizen vjetore te Gardes kane qene edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise, Hysni Burgaj, si dhe zevendesministri i Brendshem Avenir Peka.
AP: Situata ne paraburgim, alarmante
Tirane-Gjenda aktuale e sistemit te paraburgimit ne vend, eshte prezantuar dje ne nje raport te Avokatit te Popullit dhe Institutit Europian te Tiranes. Ne kete raport thuhet se ne dhomat e paraburgimit te mjaft komisariateve ne vend, evidentohen nje sere problemesh, ndersa kushtet e trajtimit te te paraburgosurve jane te renda. Sipas ketij raporti, ne paraburgim mungon kujdesi i mjaftueshem shendetesor vecanerisht per te semuret psikike. Ne gjendje aspak normale eshte edhe jetesa e te paraburgosurve, ku nga vezhgimet eshte konstatuar se kushtet higjenike jane jashte standardeve, ndersa ne mjaft raste dy te burgosur flene ne nje shtrat. E veshtire eshte sidomos gjendja e te miturve te paraburgosur, per te cilet raporti thote se ata nuk marrin arsimin e duhur. Dokumenti evidentonte dhe fakte te tjera te renda si ato te konstatuara ne spitalin e burgut.