Heroina e Elbasanit, ne televizorin "dhurate"
ELBASAN- Heroina e kapur ne Elbasan vinte nga Afganistani dhe ishte e fshehur ne nje televizor per te mos rene ne sy te agjenteve. Pajisja elektro-shtepiake ishte nje "dhurate" qe dy te rinjte e arrestuar do t'i benin nje shokut te tyre, por qe policet nuk e kane "ngrene" kete mashtrim. Gjate operacionit u kapen rreth 5 kg droge e llojit heroine, 13 mije euro, 130 mije leke, nje pistolete me 8 fisheke dhe makina me targa te huaja. Ne pranga rane te dyshuarit Klevis Baxho, 31 vjec, i denuar me pare per "vjedhje" dhe Arjan Petova, 42 vjec, i denuar me pare per "plagosje te rende", te dy banues ne qytetin e Elbasanit. Kapja e tyre u be ne unazen e qytetit teksa leviznin me mjetin e tyre, kurse gjysma e sasise se droges u gjet e fshehur ne nje televizor 21 polsh. Lenda narkotike vinte nga Maqedonia dhe nepermjet Shqiperise do te trafikohej ne Greqi apo Itali. Dyshohet se nje pjese e saj mund te shperndahej edhe ne tregun vendas. Burime te policise thane se po vazhdojne hetimet per te zbuluar pjesetare te tjere te rrjetit te trafikut nderkombetar te heroines. Dy te ndaluarit cilesohen si korriere te droges.