Kaperdin ilacet e nenes, rrezikon jeten e mitura
Elbasan- Pi gabimisht ilacet e nenes se saj per te qetesuar dhimbjet, por perfundon me shenja helmimi ne spitalin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Gradishte te Beleshit, kur familjaret gjeten ne gjendje te rende per jeten te mituren me inicialet A. T. Menjehere 15 vjecarja eshte transportuar per ne spitalin e rrethit dhe me pas per mjekim te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku dje ka dale jashte rrezikut per jeten. Policia vendore nisi hetimet per ngjarjen duke derguar nje grup hetimor ne vendngjarje dhe me pas ne spital. Ne pyetje jane marre familjaret e te mitures qe kane rrefyer se vajza nuk kishte konflikte me ta apo me persona te tjere qe te kishte kaluar ne depresion, ndersa si prove materiale u gjeten tabletat e ilaceve qe perdoreshin per kurimin e tensionit nga nena e 15 vjecares. Vajza ka pire disa tableta te tensionit dhe kaq ka mjaftuar qe te kaloje ne nje gjendje shoku me simptomat e nje helmimi. Policia po heton nje tentative te mundshme flijimi ne momente depresioni per shkaqe ende te pazbardhura dhe nje ngjarje aksidentale, kur vajza ka kerkuar te qetesoje dhimbjet qe ka ndjere ne ato momente ne trup.