E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet IT panairi

Edicioni i shtatë i panairit të teknologjisë informative, “ITTF2010”, i cili u hap të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ka mbledhur së bashku aktorët kryesorë të fushës së teknologjisë informative dhe telekomunikacionit nga Kosova dhe më gjerë.

Sipas organizatorëve, edicioni i shtatë i këtij panairi shënon rritje jo vetëm të numrit të ekspozuesve, por edhe të produkteve dhe shërbimeve që ofron sektori në fjalë, ku do të ketë më shumë pajisje, më shumë softuerë, programe trajnuese, programe dhe zgjidhje nga ‘business intelligence’.

“Ky panair është ngjarje me rëndësi për sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese si dhe për zhvillimin e shoqërisë informacionit”, ka thënë Agim Kukaj, drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative në MTPT.

Ai shtoi se MTPT-ja së bashku me Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit janë duke punuar për marrjen e domenit, i cili do të krijohet në fund të këtij viti.

Panairi i shtatë i teknologjisë informative është organizuar nga Congres and Event Organisation - CEO, nën përkujdesjen e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe mbështetjen e STIKK-ut, dhe është i hapur deri më 29 maj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›