Kakavijë, bllokohen shtatë kg heroinë, pranga turistit grek
• Rreth 13 kg drogë, gjysma heroinë e tjetra marihuanë është bllokuar dje në pikën kufitare të Kakavijës.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Në pranga është vënë poseduesi i saj, një shtetas grek, i dyti brenda 3 ditësh që ndalohet për trafik droge nga Shqipëria në Greqi.
Një kontroll i befasishëm i kontrollorëve fizik të policisë në stacionin kufitar të Kakavijës, ka rezultuar produktiv. Kjo, falë një informacioni mjaft konspirativ, që ka mbërritur pak minuta para se të mbërrinte shtetasi grek Aleksandros Zeitinidis, me drogën në makinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:45 minuta në momentin e pauzës më të madhe të lëvizjeve në Kakavije. Ndonëse sasia e drogës, lloji dhe pesha e saktë nuk është ditur deri në orët e vona të mbrëmjes, burime të besueshme të Policisë së Gjirokastrës, konfirmojnë se lënda narkotike ka qenë e përzier, rreth 7 kg heroinë dhe rreth 6 kg kanabis sativa, gjithsej rreth 13 kg. Po sipas këtyre burimeve, shtetasi 47-vjeçar grek me origjinë nga Kazakistani, udhëtonte me automjetin e tij tip “Toyota” me targa IHP 8033 drejt Athinës, ku dhe banon prej 17 vjetësh. Në momentin e parë, turisti grek ka ndaluar dhe pasi ka paraqitur pasaportën për vulosje daljeje nga Shqipëria, i është kërkuar që, të zhvendosë të gjitha materialet që i kishte me vete nga makina në dysheme. Qetësisht ai ka hequr të gjitha materialet që kishte në sedilje të pasme, madje dhe në bagazh duke qenë bashkëpunues. Por policët Kufitarë, i kanë kërkuar që të nxjerrë sasinë e drogës që e mbante të fshehur poshtë sediljes, çka u mohua kategorikisht nga vetë Zeitenidis. Në këtë moment kontrollorët shqiptarë, kanë parë nga afër vendin, ku dyshohej të ishte depozituar sasia e drogës, e cila ishte e fshehur poshtë sediljes së shoferit, nën një pjesë llamarine të salduar. Deri në mbrëmje veprimet hetimore kanë vazhduar nga ana e specialistëve të Antidrogës në policinë e Gjirokastrës. Nuk dihet ende origjina e drogës, ndërsa pritet që pas marrjes në pyetje shtetasi grek të japë dëshminë e tij. Rasti i djeshëm është i dyti brenda pak ditësh, kur grekët janë ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës duke tentuar të kalojnë drogë. Më 3 prill, një 35-vjeçar u ndalua në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar drejt Greqisë me 3.6 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Mbi Zeitenidis rëndon vepra penale e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Materialet për të do t’i përcillen Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Brenda tre muajve të fundit, ky është rasti i katërt që Policia Kufitare e Kakavijës dhe ajo e Gjirokastrës, konstatojnë dhe kapin sasi narkotike në tentativë për të kaluar drejt Greqisë, ndërsa të arrestuarit nga këto trafiqe janë pesë.