Heroina pas alkoolit i mori jetën italianit
• VLORË – Vdekja e marinarit italian dy ditë më parë në Vlorë ka ardhur nga heroina e konsumuar pas sasisë së madhe të alkoolit. Lajmi u konfirmua dje nga burime zyrtare të policisë së qytetit bregdetar.
Sipas policisë, pas analizave mjeko-ligjore të kryera ka rezultuar se vdekja e 35-vjeçarit Francesco D’Ambroscio ka ardhur si pasojë e konsumimit të një sasie lënde narkotike heroinë, pas konsumit të tepërt të pijeve alkoolike. Mjekët kanë pohuar se konsumimi i heroinës pas alkoolit ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij duke sjellë asfiksi të mushkërive. Menjëherë ai ka kaluar në gjendje kome e më pas ka ndërruar jetë. Gjithashtu mësohet se, nga kontrolli që është ushtruar në dhomën e hotelit ekspertët e policisë kanë gjetur dhe dy doza të tjera heroine, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sipas burimeve, dozat e heroinës i ka pasur Emilio Xhuliano për të cilin mbasi ka dalë nga spitali në mesditën e djeshme ka nisur procesi hetimor, ku do të ndiqet në gjendje të lirë. Megjithë akuzën, bashkë me marinarin e tretë, Vito Niçi ai ka lënë dje Vlorën, për të udhëtuar drejt Barit, ku disa orë më parë u nis dhe shoku i tyre i vdekur. q.b