E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet konkursi i dramaturgjisë me temë "Përtej kufijve"

"Përtej kufijve" është tema e konkursit të dramaturgjise shqiptare 2009-të, projekt ky i organizuar nga Ministria e Turizmit , Kulturës ,Rinisë dhe Sporteve, i mbështetur nga ministria e Jashtme e Austrisë . Projekti ka si qëllim të prodhojë dhe promovojë drama të reja që trajtojnë tema përtej kufinjve dhe për të çuar në hapësirën gjermane dhe austriake një zë shqiptar . Drama fituese do të perkthehet dhe botohet në gjuhën gjermane në 11 mijë kopje të destinuara për vende të ndryshme . Përveç kësaj drama më e mire do të fitoje dhe çmimin prej 3500 euro.
Të gjitha dramat konkuruese duhet të paraqiten edhe të përkthyera në gjuhën angleze , deri më datë 20 dhjetor , të cilat do të studjohen mirë nga nje juri nderkombetare prej 5 anëtarësh dhe në muajin shkurt do të zgjidhet dhe drama fituese.Përveç vendit të parë do të ketë dhe dy vende të dytë dhe të tretë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›