E Shtunë, 31 Tetor 2026

U lindëm që të takoheshim kushtuar poetit grek Janis Ricos

Viti Janis Ricos me aktivitete kulturore në Tiranë
Poezia duhet të jetë një prijës lufte dhe lumturie, një armë në duart e luftëtarit dhe një flamur në duart e lirisë, kështu shkruante poeti i shquar grek Janis Ricos, i cili është cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë e shekullit të njëzet. Emri i tij i përket një prej figurave më të njohura të poezisë greke, i cili është i njohur dhe në vendin tonë me krijimtarinë e tij. Për nder të këtij emri të njohur të poezisë greke, Ministria e Kulturës në Greqi e ka shpallur vitin 2009 si Viti Janis Ricos. Në kuadër të shumë veprimtarive kulturore që po zhvillohen në nder të veprës së tij, nesër në Teatrin Kombëtaa zhvillohet aktiviteti U lindëm që të takoheshim. Ky aktivitet do të jetë i ndërthurur me disa performanca artistike si poetike, muzikore etj. Në këtë aktivitet do të shfaqet dhe një dokumentar, i cili i kushtohet një prej emrave më të njohur të Greqisë. Një prej organizatoreve të këtij aktiviteti Marsela Lena njëkohësisht edhe aktore tregon se kjo veprimtari do të ngjisë në skenë dhe emra të njohur të aktorëve shqiptarë, të cilët do të recitojnë poezi nga krijimtaria e tij. Ky aktivitet është në kuadër të Ministrisë së Kulturës Greke, pasi në këtë shtet ky vit është shpallur Viti i Janis Ricos, i cili përkon dhe me 100-vjetorin e tij. Nga  Ministria e Kulturës Greke këtë vit po bëhen aktivitete të ndryshme kulturore mbi për poet. Meqë këto aktivitete zhvillohen në Greqi, por janë shtrirë dhe në disa vende të tjera të Evropës, dhe duke ditur se ky poet njihet dhe shumë në Shqipëri dhe është përkthyer nga emra të njohur në vendin tonë si Besnik Mustafaj, Sipro Çomora, Aurel Plasari, Dhambro Ruci etj, u mor dhe një iniciativë që të zhvillohej dhe një aktivitet në vendin tonë, tregon aktorja Marsela Lena. Ndërkohë që në vitet 60 letërsia greke dhe vepra e poetit të njohur grek hynë në vendin tonë, duke u sjellë në gjuhën shqipe nga mera të njohur përkthyesish. Sipas aktores Lena,  e cila do të jetë dhe një prej interpretuesve në këtë aktivitet vepra dhe krijimtaria  e Ricos është e njohur dhe ajo ishte e dashur për shqiptarët. Populli shqiptar e njeh këtë poet grek dhe adhuron veprën e tij dhe në këtë aktivitet do të flasin mbi letërsinë që ai shkroi si Besnik Mustafaj, Perikli Jorgoni, Petrit Ruka, por do të jenë të ftuar dhe shumë përkthyes të tjerë njerëz shumë të shquar. Nga Greqia do të vijë Janis Vojaxhis, ky është një historian dhe mbi të gjitha ka mbrojtur doktoraturën për këtë poet grek. Ky aktivitet është shumë i shtrirë, sepse përveçse lektorëve do të ketë një dokumentarë mbi jetën dhe veprën e tij. Do të ketë dhe recitime nga Sesilia Plasari, Roza Anagnosti, Bujra Asqeriu, tregon aktorja Marsela Lena.  Dokumentari i cili do të shfaqet në aktivitetin U lindëm që të takoheshim është një realizim nga Qendra e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë, ku montazhi është kryer në vendin tonë. Sipas organizatorëve dokumentari përmban një pjesë të jetës së tij që nga lindja e tij, në disa momente kalon në disa etapa ku përfshihen fëmijëria e tij. Ne jemi përpjekur që më shumë në këtë dokumentar të prekim shpirtin human, njerëzor, jeta e tij, shpirti i tij i piktor, si pianist etj, pra më tepër ne duam që të prekim këtë anë të tij, vijon të tregojë Lena. Regjisori i kësaj veprimtarie  kulturore që do të zhvillohet nesër në Teatrin Kombëtar kushtuar Janis Ricos, Andon Koço u shpreh se nga ana regjisoriale çdo gjë është mbështetur nga madhështia e veprës së tij. Nga ana regjisoriale padiskutim çdo gjë vjen tek madhështia e veprës së tij, pasi vepra e tij është unikale ashtu siç është vetë arti poetik unikal në të gjithë botën. Ky lloj arti dhe madhështia e Janis Ricos shkrihet në të gjithë vargjet e tij poetike, në të gjithë prozën e tij, quhet universaliteti i tij botëror. Nëse ne i referohemi veprës së tij, janë 120 botime që janë botuar në 18 gjuhë të botës, në të njëjtën kohë ka dhe një hapësirë që të jep mundësi që vepra e tij të vijë rrjedhshëm edhe në skenë në dekorin e artistëve dhe aktorëve. Ky kompleks elementesh artistik përbën dhe atë që quhet trajtim në skenë, i cili do të vijë nëpërmjet vargjeve poetike të cilat do të inskenohen në skenë, duke u shoqëruar me lajtmotivet muzikore, projeksioni dhe të njëjtën kohë ky lajtmotiv vjen nga gjuha  e kompozitorit të famshëm grek Mikis Teodorakis, i cili ka bërë kompozime mbi vargjet e tij poetike, tregon regjisori Andon Koço. Ky aktivitet mbështete gjithashtu dhe nga zyra e shtypit në Ambasadës Greke në vendin tonë, Fondacioni i Kulturës Greke, si dhe nga Teatri Kombëtar.
Nga krijimtaria e poetit
Janis Ricos ka lindur në Monemvasia ,më 1909. përmbledhja e parë poetike Traktor (1934) bëri përshtypje për idetë e reja, për autencitetin dhe pasurinë e shprehjes, sidomos në qarqet përparimtare greke. Titulli nuk është aspak i rastit pasi simbolizon ndryshimet e mëdha progresiste. Në përmbledhjen e dytë Piramida (1936) poeti na vjen si një poet shoqëror, shqetësimi dhe frymëzimi i të cilit përfshin larmit e jetës së përditshme , shqetësimet dhe dramat njerëzore, luftën për lirinë dhe dashurinë. M pas vjen Epitaf (1936). Frymëzimi nga turbullirat e Selanikut, përleshjet e punëtorëve e frymëzojnë atë për të kompozuar në distikë poemën Epitaf Kjo vepër botohet në 10 mijë kopje, një numër i madh për atë kohë. Kjo vepër mbresëlënëse është vënë në muzikë nga kompozitori i shquar Mikis Teodorsakis. Poezia e Ricosit dallohet për gjerësinë  e ndjenjës së mendimit, për pasionet  e fuqishme luftarake, larminë e pafund të pamjeve, variacioneve të motiveve, figurave, ritmeve të brendshme, duke paraqitur një botë të trazuar dhe derdh lule, brenga, ligjërime, himne, marshe për njeriun e thjeshtë grek. Kritikët theksojnë se vetë poeti duke folur për ndikimet që ka pasur, pranon gjithçka. Përvoja jetësore e vetjake, janë burime që kanë mbushur rrjedhën e një frymëzimi vërshues e të pandërprerë, që nxisin një botë poetike të pafundme në larminë e pasurisë së saj. Nga na tjetër modeli i Ricos në shqip mbeti përkthimi më serioz dhe elegant i Mëhallave të botës nga Spiro Çomora më1961. Janis Ricos vdiq më 11 nëntor 1990.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›