E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sofra Dardane 2009 shpalos vlerat folklorike

"Sofra Dardane -Tropojë 2009", është një veprimtari artistike, e cila tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm dhe duke sjellë vlerat e folklorit shqiptar. Ky aktivitet që organizohet prej shtatë vitesh në Bajram Curri ka mbledhur 32 grupe artistike, të cilët me shfaqjet e tyre, po paraqesin vlerat dhe bagazhin folklorik më të mirë të zonave të tyre. Për tre net rresht qyteti i Bajram Currit është "pushtuar" nga kjo veprimtari e përvitshme, që organizohet nën kujdesit e Unionit Mbarëkombëtar të Artistëve dhe që gjithnjë e më tepër po kthehet në një festë, që kapërcen kufijtë e vendit tonë. Përveç artdashësve të shumtë, veprimtarinë po e ndjekin shumë specialistë të kulturës popullore jo vetëm nga Shqipëria  e Kosova, por dhe viset e tjera ku banojnë shqiptarët Sipas organizatorit Azgan Haklaj, veprimtari të tilla, si "Sofra Dardane" jo vetëm gjallërojnë jetën artistike të qytetit, por edhe shpalosin vlerat e pashoqe folklorike shqiptare. Në netët e kësaj veprimtarie kulturore kanë konkurruar grupe nga Prishtina, Gjakova, Rahoveci, Juniku, Klina dhe nga diaspora.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›