E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen çmimet KULT në TOB

Ka qënë edicioni i pestë i çmimeve KULT, dhe janë përzgjedhur 10 artistët më të mirë të cilët kanë kontribuar në art gjatë vitit 2008. Çmimet Kult kanë dekoruar një fitore triumf apo edhe një ide dhe një notë muzikore. Kanë qënë ato të cilat mbushën sallën e teatrit të Operas dhe Baletit me emocione pafund, urime dhe duartrokitje. Jo shpesh të ndesh që të shohësh një sallë të mbushur kaq shumë me artistë, jo vetëm këngëtarë por piktorë, regjizorë, aktorë, instrumentistë, shkrimtarë dhe balerinë. Mbrëmja ka qënë magjike ajo u shoqërua gjatë gjithë kohës me nota muzikore nga tenorë, këngëtarët më në zë për momentin, por dhe me kërcime të ndryshme dhe aktrime. Çmimi për librin më të mirë ishte për Ismail Kadare, me romanin "Darka e gabuar", çmimi i përkëthimit më të mirë iu dha Pashk Gjeçit me veprën 'Faust", ndërkohë që interpretuesi më i mirë i vitit 2008 ka qënë për mezosopranon Vikena Kamenica në rolin e Rosinës te 'Berberi i Sevijës". Çmime janë dhënë edhe për artistin pamor më të mirë ku fitues ka qënë Ali Oseku me ekspozitën e përbashkët "Ritëm i pandalshëm", si instrumentisti më i mirë fitoi Tedi Papavrami në violinë kurse si aktiviteti më i mirë 2008 u vlerësua "Poeteka". Në fushën e kinematografisë triumfuan me çmime: Arben Kumbaro si regjizori i vitit te "Franku i V", ndriçim Xhepa dhe Margarita Xhepa si aktorët më të mirë, njëri në filmin Daja Vanja dhe tjtri te filmi 'Trojanët" kurse çmimi më i mirë i vitit rezultoi të ishte : "Gjoleka, djali i Abazit" i Dhimitër Angnostit. Të nominuar për çmimin e albumit muzikor më të mirë të vitit kanë qënë mjaft artistë të njohur të botës muzikore shqipatre dhe asaj të Kosovës, por fitues u shpall Alban Skënderaj me albumin "Melodi".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›