Amerikanët sërish në Gërdec për municionin
27/02/2009 Përcaktohet se në depon e armatimit ishin 15 mijë predha e 700 ton barut
Ekspertët ishin të shoqëruar nga specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes
TIRANE- Rreth 11 muaj pas shpërthimit tragjik në fshatin Gërdec të Vorës kanë zbritur përsëri ekspertët amerikanë. Mësohet se ditën e djeshme ata kanë qenë pranë ish-kraterit, ndërkohë që paralelisht me hetimet po punohet me largimin e municioneve luftarake. 4 prej tyre që mësohet të jenë pjesë e byrosë së alkoolit, duhanit dhe eksplozivit ose të njohur ndryshe si specialistë që hetuan 11 shtatorin në Pentagon kanë qenë pranë fshatit Marqinet 2, aty ku ndodhi katastrofa ku humbën jetën 26 persona mes tyre gra edhe fëmijë. Të shoqëruar nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i ka thirrur ato afro një vit më parë për të ndihmuar në hetimet e mëtejshme, ekspertët amerikanë kanë qëndruar për disa orë pranë ish-kraterit të shpërthimit. Muaj më parë ekspertët kanë përcaktuar se në depon e armatimit në Gërdec ndodheshin 15 mijë predha dhe afro 700 ton barut, armatim që sipas tyre mund të përdorej edhe për një luftë civile. Ky grup ka përllogaritur përgjatë një jave kraterin e Gërdecit, perimetrin e vatrës dhe dëmet e shkaktuara duke dorëzuar një material voluminoz që fliste jo vetëm për llojin e municioneve, por edhe për shkakun se pse ndodhi shpërthimi. Nga ana tjetër prania e ekspertëve amerikan lidhet jo vetëm me hetimin e ngjarjes, por edhe me projektin për pastrimin e Gërdecit nga materialet eksplozive, siç edhe është rënë dakord që në muajin maj të vitit 2008. Megjithëse shpërthimi i shumëfishtë ka shpërndarë lloje të ndryshme municionesh në një zonë të gjerë, aktualisht do të jetë kjo agjenci e specializuar, e cila është financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do punojë për pastrimin e municioneve në sipërfaqe, por edhe në thellësi të tokës, veçanërisht në pikën kritike të zonës së shpërthimit.