Hapet konkursi per xhamine e re

Projekti për xhaminë dhe muzeun e Tiranes, e bashkejetësës fetare do të zgjidhet nëpërmjet një konkursi. Bashkia e Tiranës, ka shpallur aplikimet per studiot, që do te duan te konkurojne me idete e tyre, që ne fund te muajit janar, nderkohe që ne 21 shkurt është mbyllur faza e pare, ku kane aplikuar plot 100 studio, nga te gjitha vendet e botes. Ndërkohë keto dy dite, do te behet perzgjedhja e 5 studiove, te cilat do te vazhdojne garen per fazën e dyte.
"Sot dhe nesër do të mblidhet komisioni i short-listimit, i cili do të shqyrtojë 100 kërkesat e dorëzuara për pjesëmarrje. Ky komision do të përfundojë punën e tij me seleksionimin e pesë studiove, të cilat do të vlerësohen si më të përshtatshmet për të vazhduar garën në fazën e dytë, për të na dhënë projekt-idenë e xhamisë së Tiranës dhe muzeut të bashkëjetesës fetare. Ky projekt do të jetë një projekt bashkëkohor që i përgjigjet të gjitha kërkesave të komunitetit mysliman po dhe kërkesave të qytetit të Tiranës", tha Adelina Greca, arkitekte .
Komisioni që do të beje vlerësimin e projektimeve, përbehet nga 9 anetare, dhe ka në perberjen e tij arkitekte nderkombetar dhe vendas, perfaqesues te bashkise, te komunitetit mysliman dhe te shoqerise civile.
Edlira Sulejmani