Taksimetrat taksistet paralajmerojne protesta

Taksistët paralajmërojnë protesta në të gjithë vendin nëse nuk bëhet rimbursimi për taksimetrat dhe kasat fiskale që ata përdorin. Për Alsat, kreu i shoqatës thotë se mijra taksistë në gjithë vendin kanë javë që presin të marrin nga pushteti lokal shumat që kanë paguar për blerjen e taksimetrave. Sipas tyre, në zyrat e bashkive të të gjitha qyteteve kërkojnë kupon tatimor që vërteton blerjen e taksimetrit, ndërkohë që ky lloj faturimi nuk bëhej në kohën kur nisi vendosja e taksimetrave.
"Cdo taksimetër i vendosur në automjetet tona do rimbursohet me 300 mijë lekë dhe deri në datën 31 mars duhet të dorëzojmë të gjithë dokumentacionin e plotë. Ne në të njëjtën kohë kemi bërë pagesat për primuesit e taksimetrit dhe e kemi bërë me mandat-pagesë të thjeshtë, sipas ligjit. Ndërsa këta zotërinj na kërkojnë ne kuponin tatimor i cili vitin e fundit ka hyrë në fuqi. Në 2008-2009-2010 nuk ka qenë procedurë e saktë kjo që duhet minifaturë tatimore apo jo. Gjithë degët tona që kemi në të gjithë Shqipërinë do të organizojmë një protestë të fuqishme që të mbahet mend këto 20 vitet e fundit", thotë Gëzim Bardhi, kreu i Shoqatës së Taksive Tirana.
Vendosja e taksimetrave ka nisur të bëhet që në vitin 2008. Data 28 shkurt do të jetë afati i fundit i lejuar me ligj për vendosjen e këtij aparati tatimor në mjetet taksi. Pas kësaj date, çdo taksi që nuk përdor taksimetër dhe nuk lëshon kupton tatimor gjobitet për aktivitet të paligjshëm dhe shkelje të ligjeve tatimore.
Florian Papadhimitri