Hapet konsullata e Bosnjë-Hercegovinës
11/12/2008 I pranishëm kryeministri boshnjak
DURRES- Hapet në qytetin e Durrësit konsullata boshnjake. Selia e konsullatës së Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës që me fillimin e javës që vjen do të ofrojë shërbimet konsullore në katin e dytë të një godine disakatëshe në qendër të qytetit. Në ditën e përurimit të hapjes së dyerve të kësaj konsullate, e cila do të ofrojë më shumë jo vetëm dy vendet e popujt, por do të krijojë lehtësi të tjera qarkullimi për komunitetin boshnjak në Durrës, ka qenë Kryeministri boshnjak Nikola Spiriç. Fillimisht kryetari i Qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës ka qenë në Shijak në fshatrat Koxhas dhe Borakë ku edhe prej më shumë se 90 vitesh jeton një komunitet i konsoliduar boshnjakësh. Në këto dy fshatra ka afro 30 mijë qytetarë të kombësisë boshnjake, të cilët janë strehuar në Shqipëri pas përndjekjeve në vendin e tyre. Më pas kryetari i Qeverisë boshnjake ka udhëtuar drejt Durrësit për të marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Për të respektuar kryetarin e Qeverisë së Bosnjës dhe Hercegovinës të pranishëm në ceremoni kanë qenë deputetët Sami Gjergji, Osman Metalla dhe Namik Dokle si dhe drejtues të prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Kryeministri Nikola Spiriç u shpreh se hapja e konsullatës do të shërbejë për rritjen e nivelit të marrëdhënieve midis dy vendeve duke ribërë edhe një herë të qartë se dy vendet do të ndjekin politikë të re të qarkullimit të lirë të shtetasve të dy vendeve përmes heqjes së regjimit të vizave. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë boshnjakët refuzuan vizat për grupin artistik t fëmijëve durrsakë të cilët do të merrnin pjesë në një eveniment kulturor në Bosnje. Ndërkohë duket se hapja e kësaj konsullate do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve sidomos në rrafshin e lëvizjes së njerëzve. Këtë e konfirmoi dje vetë kryeministri boshnjak i cili qe i pranishëm në hapjen e kësaj zyre konsullore.