Sidita Talanaj merr çmimin e gruas në Austri
11/12/2008 Shkodranja u nderua pas një kumtese të shkëlqyer në Universitetin e Gracit
SHKODER- Çmimin e gruas (Frauenpreis) në Austri e ka marrë shqiptarja nga Shkodra Sidita Talanaj. Dorëzimi i titullit është bërë në Grac të Austrisë.
Ceremonia
Para pak ditësh në një nga auditorët kryesore të universitetit “Karl Franzens” të Gracit u organizua dhënia e çmimit të gruas në prani të rektoratit të universitetit, kryetarit të Landit të Steiermark të kryetarit dhe sekretarit të Bashkisë si dhe të kryetares së gruas të Steiermark e të ftuar të tjerë. Sidita Talanaj (Talani) edhe pse punon, studion dhe jeton në Grac të Austrisë bën përpjekje që të aktivizojë shqiptarët dhe në veçanti shkodranët në hulumtime të ndryshme shkencore që organizohen në Universitetin e Gracit. Ajo është menaxhuese e shkollës verore që organizohen në Universitetin e Gracit dhe për këtë mundësoi pjesëmarrjen e tre mësuesve dhe tre nxënësve nga shkolla e mesme e përgjithshme “Skutari” të Shkodrës me financimin e universitetit për një javë me temë “Ekoenergjia në rruzullin tokësor”. Aktualisht Sidita Talanaj vazhdon Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Gracit në degën Financë në vitin e fundit dhe në fillim të vitit 2008 ka marrë pjesë në një Kongres ndërkombëtar për “Investimet Financiare” që u organizua në Çikago të SHBA-së duke mbajtur një kumtesë tepër interesante mbi “Çështjet bankare të Evropës e të SHBA”.
Çmimi
Pas kësaj periudhe, Sidita punoi në drejtim të magjistraturës në Fakultetin e Filologjisë në universitetin “Karl Franzes” të Gracit me temë: “Krahasimi i rolit të gruas në letërsinë austriake e shqiptare”. Krahasoi të drejtat e detyrat e vajzave e grave shqiptare me ato të austriakeve, duke lexuar e studiuar shumë shkrimtarë, hulumtues austriakë e shqiptarë duke nxjerrë në pah veçoritë e gjithsecilit shtet, mentalitetet, zakonet, traditat të përbashkëtat etj. Në Austri në universitetin e Gracit është traditë që në një periudhë 5-vjeçare bëhen vlerësimet e punimeve të magjistraturave me të mira nga një komision i gjerë profesorësh të universiteteve. Ky komision vendosi që Sidita Talanaj (Talani), për llojin e temës që kishte përgatitur iu akordua çmimi i gruas Maria Matzner “Frauenpreis Maria Matzner”. Aktualisht Sidita Talanaj (Talani) punon në qytetin e Gracit si përkthyese në disa institucione shtetërore duke mbuluar edhe landin e Steiermark-ut.
Kush është Sidita Talanaj
Sidita Talanaj (Talani) është lindur në Shkodër. Pasi mbaroi maturën në qytetin e lindjes në shkollën “Jordan Misja” me rezultate të shkëlqyera filloi studimet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 1996 në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në degën Gjuhë –Letërsi me (korrespondencë), ndërsa një vit më vonë fillon Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në degën e Gjermanistikës, të cilat respektivisht i mbaron në vitin 2000 Gjuhë-Letërsinë në Shkodër dhe në vitin 2001 në Gjermanistikën në Graz të Austrisë me rezultate të shkëlqyera.