Mbushet porti me kontenierë, tarifa lehtësuese për përpunimin
11/12/2008 Gjatë këtij viti rreth 200 mijë ton mall më shumë
DURRES- Autoriteti portual Durrës ka ofruar tarifa të reja për përpunimin e mallrave me kontenierë me qëllim që të krijojë favore për një transport sa më të përshtatshëm. Që para se në port të niste investimi në 13 milionë euro nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve është menduar që të krijohet hapësirë dhe terminal i gjerë për përpunimin e mallit me kontenierë. Kësisoj në 11 muaj janë shënuar shifra shumë pozitive, ndërsa vet porti ka ofruar politikë tarifash favorizuese. Një vit më parë në port janë përpunuar në 11 muaj 244.800 ton mall importi me anë të kontenierëve dhe është eksportuar vetëm 30 mijë ton. Këtë vit deri në fund të muajit nëntor importi i mallrave me kontenierë ka shënuar 395. 900 ton, shifër kjo e cila deri në fund të vitit mendohet se do të shkojë deri në afro 450 mijë ton. Për të mos penguar këtë lloj përpunimi që kryhet lehtësisht dhe në çdo kohë pavarësisht motit në port, kohët e fundit është ofruar edhe një shesh i dytë.