Ultimatum i Realit për Hernan Krespon
Ditët kalojnë dhe lista zgjatet. Deri në hapjen e merkatos së dimrit duhet edhe një muaj, por Real Madridi ka filluar të punojë më herët, në kërkim të zëvendësuesit të të dëmtuarit Rud Van Nistelroit. Tashmë është koha e ultimatumeve. I pëlqyeri i madrilenëve është Hernan Krespo. Sipas shtypit spanjoll, drejtuesit e Realit i kanë dhënë një ultimatum Fernando Hidalgo, menaxherit të lojtarit, që nuk po gjen hapësirë tek Interi. Ata e kërkojnë lojtarin në formë huazimi dhe ofrojnë një kontratë 6-mujore, por duan që Krespo të vendosë shpejt. Në të kundërt ata kanë ndërmend të hidhen në kërkim të një tjetër sulmuesi.