Siti, 25 milionë euro për Ashli Kol
Mançester Siti po përgatit ofertën 25 milionë euro (20 milionë sterlina) për mbrojtësin e Çelsit dhe Kombëtares angleze, Ashli Kol, gjatë merkatos së janarit. Sipas mediave britanike, pronarët miliarderë të Sitit janë të gatshëm t‘i paguajnë 27-vjeçarit 130 mijë sterlina rrogë javore, afro 50 mijë sterlina më shumë se sa ai merr aktualisht te blutë e Londrës. "The Sun" theksonte se drejtuesit e Çelsit janë të vetëdijshëm për interesimin e Sitit, por ata janë më shumë të shqetësuar për faktin se lojtari mund të shfrytëzojë rregullat e FIFA-s për të prishur kontratën gjatë verës dhe mos të përfitojnë asgjë nga transferimi. Një tjetër lojtar, i cili shihet si objektiv në "Istlands" është edhe Lasana Diarra i Portsmuth: marrëveshja për 23-vjeçarin duket fare pranë, edhe sepse për kartonin e tij do të paguhen 18 milionë sterlina (afro 21 milionë euro). Një burim pranë Mançester Sitit tha: "Pronarët pranuan që të forconin skuadrën në janar. Marrëveshja për Diarra është thuajse e përfunduar, ndërsa situata e (Ashli) Kol duket mjaft interesante". Sipas "The Mirror", trajneri Mark Hjuxhs kërkon edhe Majkëll Tërner të Hull Sitit dhe është i gatshëm të paguajë 5 milionë sterlina (diçka më shumë se 6 milionë euro), për mbrojtësin 25-vjeçar. I cilësuar si njëri prej mbrojtësve më interesantë të këtij sezoni në Premiership, së fundmi Tërner ka rinovuar kontratën me klubin e tij. Por, duke qenë se lojtari konsiderohet edhe si një alternativë e mirë për Anglinë e Fabio Kapelos, ai e sheh transferimin te Siti, si një lëvizje mjaft të rëndësishme për karrierën ndërkombëtare.
Objektivat e tjerë
Kolo Ture Arsenal
Uejn Brixh Chelsea
Lukas Podolski Bajern M.
Kristofer Samba Bllekbërn
Kaka Milan
Xhon Terri Çelsi
Xhixhi Bufon Juventus
R. Santa Kruz Bllekbërn
Serxhio Aguero At. Madrid
Majkëll Ouen Njukasëll
Objektivat e tjerë
Kolo Ture Arsenal
Uejn Brixh Chelsea
Lukas Podolski Bajern M.
Kristofer Samba Bllekbërn
Kaka Milan
Xhon Terri Çelsi
Xhixhi Bufon Juventus
R. Santa Kruz Bllekbërn
Serxhio Aguero At. Madrid
Majkëll Ouen Njukasëll