Markez: Ndryshimet te Barça ishin të nevojshme
Rafa Markez beson se ndryshimi i trajnerit, përpara fillimit të sezonit, ishte vendimi më i mirë i drejtuesve të Barcelonës, por jo sepse kishte ardhur koha që Rajkard të largohej. Tashmë që është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë te katalanët, meksikani pohon se skuadrës i nevojitej një "shkundje": pikërisht atë që bëri Pep Guardiola pasi mori detyrën. "Rajkard dhe Guardiola janë të ndryshëm dhe të tilla janë edhe metodat që përdorin. Me Frenkun fituam trofe të rëndësishëm, por ndoshta ndryshimi duhej, pasi te Barcelona gjithçka ishte kthyer në rutinë dhe nuk po arrinim të fitonim. Të gjithë kishim faj", tha ai.