E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet panairi, Ruli: Agrobiznesi, një sukses shqiptar

Hapet panairi i Agro-Biznesit shqiptar. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Ministri Ruli deklaroi se sektori i bujqësisë vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm dhe kjo si rezultat i subvencioneve.

Gjatë vizitës në stendat e ngritura për reklamimin e produkteve, ministri Ruli u ndal në stendën e birrës “Korça”, për të cilën deklaroi se është e preferuara e tij.

E pranishme në këtë aktivitet, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se së shpejti produktet shqiptare do të jenë në tregjet e BE-së.
“Shumë shpejt prodhimet shqiptare të fushës apo të serave, do të jenë në tregjet e kryeqyteteve të Evropës”, u shpreh Topalli.  Panairi i Agrobiznesit organizohet për të nëntin vit radhazi dhe është i vetmi panair në fushën e Agroindustrisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›