Hapet panairi i agrobiznesit, 100 kompani reklamojnë prodhimet
Në ambjentet e Pallatit të Kongreseve u hap sot panairi i agrobizneseve. Ai do të qëndroj i hapur për rreth tre ditë. Në këtë event të rëndësishëm të bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare, marrin pjesë rreth 100 kompani të biznesit shqiptar nga vende të rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Italia. "Ky panair më mire se kudo tjetër i jep mundësinë konsumatorit shqiptar të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregjet tona dhe ato huaja", ka thënë ministri Ruli.
Ne 4 vitet e ardhshëm buxheti për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të rritet me rreth 25 % çdo vit, me objektiv që deri në vitin 2013 të kemi një buxhet dy herë më të madh nga ai që përdorim aktualisht ka vazhduar Ruli. Panairi është përshëndetur edhe NGA Ministri i Bujqësisë së Kosovës. Ai ka deklaruar se vendet tona duhet të bashkpunojnë për të dhënë sa më tepër fryte.