E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS, miraton rezolutën për çarmatimin bërthamor

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një sesion të drejtuar nga Presidenti amerikan Barak Obama, ka miruatuar unanimisht një rezolutë që bën thirrje për çarmatimin bërthamor. Rezoluta bën thirrje për shtimin e përpjekjeve për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, përkrahjen e carmatimit, dhe uljen e shkallës së rrezikut të terrorizmit bërthamor. Kjo ishte hera e parë që një president amerikan drejtonte një mbledhje të Këshillit të Sigurimit. "Nuk duhet zhvilluar asnjëherë një luftë bërthamore. Armët bërthamore duhet të eleminohen totalisht dhe ky është objektivi dhe sfida jonë", deklaroi Obama në fjalën e tij. Rezoluta e këtij këshilli vjen pas rritjes së shqetësimeve në mesin e fuqive perëndimore, mni ambiciet nukleare të Iranit. Rezoluta vjen gjithashtu një ditë pas fjalimit të parë të Obamës në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së, në të cilin ai paralajmëroi për rrezikun e garës së armatimeve bërthamore. Rezoluta e adoptuar ditën e enjte riafirmon angazhimin e Këshillit të Sigurimit për një botë më të sigurt për të gjithë dhe për krijimin e kushteve për një botë pa armë bërthamore. Ajo nuk përmend në mënyrë specifike emra shtetesh, si Koreja e Veriut apo Irani, por rikonfirmon rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit në lidhje me planet nukleare të këtyre vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›