Hapet pazari, Meta për imazh, të tjerët për numra e raste krizashNga TemaEdhe pse dje ka qenë një qetësi politike nga pikëpamja mediatike, jashtë vëmendjes së kamerës kanë nisur tashmë negociatat. Mazhoranca synon të bëjë koalicion me Lëvizjen Social
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Hapet pazari, Meta për imazh, të tjerët për numra e raste krizashNga TemaEdhe pse dje ka qenë një qetësi politike nga pikëpamja mediatike, jashtë vëmendjes së kamerës kanë nisur tashmë negociatat. Mazhoranca synon të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe i përhershmi sekser i kryeministrit, Aleksandër Frangaj, ka nisur takimet.
Lëvizja Socialiste për Integrim i duhet kryeministrit Berisha për të patur një kartë në dorë, sa herë të duhet për t’u përballur me ndërkombëtarët, pasi nën tokë ai po lëviz pa pushim për të patur të tjera vota nga e majta, për të mos e lënë fatin e tij politik në duart e LSI. Por edhe për të mos dalë keq në sytë e të huajve, pasi blerja e këtyre deputetëve është indirekt blerje votash.
Por LSI është e ndarë në gjirin e saj për sa i përket qëndrimit që duhet të mbajë. Duke qenë se është një parti që ka elektorat dhe pretendon ta ruajë e ta shtojë atë, ajo trembet të mbajë të tilla qëndrime, ndryshe nga Xhuveli që u tregua i gatshëm të hynte në gjirin e Berishës pa pasur shumë për të humbur në elektoratin e tij gati inekzistent.
Të rinjtë e LSI janë të etur për të parë veten të përfaqësuar, ndërsa të vjetrit hezitojnë. Akoma nuk janë qartësuar ofertat, por Meta do tentojë fillimisht të negociojë për emrin e kryeministrit, duke kërkuar që Berisha të mos jetë në krye të qeverisë. Por në tryezë është dhe posti i kryetarit të parlamentit e një duzinë postesh ministrore e zv/ministrore.
Meta do të përdorë si kartë, jo vetëm faktin që vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por dhe se Shqipërisë i kanoset rreziku i krizës globale. Meta mësohet se ka deklaruar se nuk do ketë krizë.