E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet pazari, partia e çamëve: Do marrim Shpëtim Idrizin. Reagon Idrizi: Nuk do largohemNga TemaKryetari i Partisë se çamëve, Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, tha dje se ekziston mundësia që Shpëtim Idrizi, deputet socialist me origjinë çame,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Hapet pazari, partia e çamëve: Do marrim Shpëtim Idrizin. Reagon Idrizi: Nuk do largohemNga Tema

Kryetari i Partisë se çamëve, Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, tha dje se ekziston mundësia që Shpëtim Idrizi, deputet socialist me origjinë çame, të bashkohet me partinë e tyre. Muhedini tha se edhe një deputet demokrat mund të bashkohet me partinë e tyre. Ai nuk dha emër se kush ishte ky ligjvënës i djathtë.

“Në programin e partisë ‘Drejtësi për Integrim’ kanë paraqitur interes disa deputetë të cilët janë edhe çamë. PDI është një parti mbarëkombëtare shqiptare dhe luftën kryesore e bën për të drejtat e njeriut. Shpëtim Idrizi e ka me dëshirë çështjen kombëtare. Ka dhënë edhe kontribut për çështjen e shqiptarëve çamë dhe unë mendoj se Shpëtim Idrizi është më afër se të gjithë deputet e tjerë që të aderojë në partinë tonë”, tha Muhedini.

Megjithatë, Idrizi e ka mohuar faktin se mund të kalojë tek partia e çamëve, që është pjesë e koalicionit të djathtë. Ai tha se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, por do të vijojë të mbrojë çështjen çame në Kuvend, duke qenë anëtar i PS.

Çamët pretendojnë të kenë një ministri të tyren, por nuk kanë shprehur akoma asnjë preferencë. Kryetari Muhedini thotë se gjithçka do të vendoset nga kryetari i PD.

“Kjo duhet të jetë përgjegjësia e doktor Berishës i cili duhet t’i vlerësojë vetë forcat politike dhe përderisa ne kemi bërë një aktmarrëveshje dhe në bazë të kontributit do të vlerësohet. Ne dy forca jemi; PR dhe PDI që kemi nga një mandat. Ne jemi përgatitur si forcë politike, por do të shohim si do shkojnë negociatat me doktor Berishën. PDI është parti mbas PD e cila kishte dy mandate, pavarësisht se iu mor një mandat në qarkun e Fierit”, tha Muhedini.

Ndërkohë, një tjetër aleat i PD, Fatmir Mediu, tha dje se mund të kërkojnë dhe më shumë se një dikaster nga kryeministri Berisha. Mediu tha se kërkon përfaqësim të lartë, çka nënkupton sërish një ministri të rëndësishme për PR. Ai nuk sqaroi nëse do të jetë ai në krye të dikasterit që mund të marrë PR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›