E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzeni dhe Rrahmani emërojnë prefektin e ri për të grabitur pronaNga Tema Pas shpalljes së aleancës me Metën dhe konfirmimit të një mandati të dytë, çdo mbledhje qeverie dhe çdo mbledhje e Këshillit të Rregullimit të Territorit, është nj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shkëlzeni dhe Rrahmani emërojnë prefektin e ri për të grabitur pronaNga Tema

Pas shpalljes së aleancës me Metën dhe konfirmimit të një mandati të dytë, çdo mbledhje qeverie dhe çdo mbledhje e Këshillit të Rregullimit të Territorit, është një rast i artë për familjen Berisha për të shtuar pasuritë. Çdo reporter e di që duhet të jetë dyshues për çdo vendim që merret e menjëherë kërkon motivet për to tek interesat e familjes kryeministrore.

Kështu ka ndodhur dhe me emërimin e prefektit të Tiranës, 30 vjeçarit Keltis Kruja, që vjen në këtë detyrë duke shmangur një nga prefektët më jetëgjatë, Ruzhdi Keçin.

Duke ditur se është mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës, të gjithë rrëmojnë për të gjetur arsyet se pse u bë tani ky emërim. Ka disa hamendësime, që fillimisht lidhen me dyshimet se Keçi mund të jetë njeri i Topit. Por më shumë se kaq, arsyeja kryesore është thjesht ekonomike. Së shpejti pritet që të nisë puna për verifikimin e titujve të pronësisë. Kjo është fusha e preferuar e Shkëlzenit dhe Rrahmanit. Prefekti do të udhëheqë operacionin për shkak se do të jetë në krye të komisionit të verifikimit të titujve, dhe do të ketë të drejtë të marrë vendime për të hequr të drejtën e pronësisë.

Prefektura e Tiranës, e cila përfshin dhe zona shumë të mira bregdetare, është mundësia e artë për Shkëlzenin dhe Rrahmanin dhe emërimi i Keltis Krujës është bërë dukshëm për këtë qëllim.

Edhe drejtuesit kryesorë të Agjencisë së Kthimit të Pronave janë emëruar nën influencën e Shkëlzenit, e nën ndikimin e tij kanë dhënë dhjetëra vendime abuzive.

Pronat janë specialiteti i Shkëlzenit, që edhe në deklaratën zyrtare të pasurisë pranon se bën me dhjetëra mijëra euro në fare pak kohë duke punuar si sekser pasurish të patundshme.

“Shteti shqiptar është nënshtruar para Shkëlzenit, Rrahmanit dhe Argitës”

Partia Socialiste tha dje se shteti shqiptar është nënshtruar tërësisht përpara Shkëlzenit, Argitës dhe Rrahmanit.

Duke komentuar vendimin e fundit të qeverisë për emërimin e mikut të ngushtë të Shkëlzen Berishës në krye të prefekturës së Tiranës, deputeti Sajmir Tahiri tha se vendi është peng i fëmijëve të Berishës.

“Emërimi më i fundit i Sali Berishës, dhe i pari për mandatin e ri qeverisës tërësisht të pamerituar dhe vjedharak, është kryekëput simbol i filozofisë së pushtetit që ka karakterizuar maxhorancën e PD në të shkuarën e që fatkeqësisht kështu do vazhdojë edhe për ditët që i mbeten kësaj qeverie.

Sali Berisha emëroi Prefekt të Tiranës shokun e ngushtë të Shkëlzenit dhe Rrahmanit duke dhënë dëshminë e radhës për pushtetin abuziv dhe financiar të cilin ai e përdor në mënyrë nepotike, klienteliste dhe korruptive.

Është tashmë e qartë për të gjithë se shteti shqiptar dhe qeveria e shërbimit e shërbesave është nënshtruar tërësisht në shërbim të Shkëlzenit, Argitës, Rrahmanit, e çdo sekseri tjetër që i bindet verbërisht interesave korruptive të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit ndërkohë që institucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve,” tha Tahiri.

Sipas deputetit socialist, i vetmi kontribut që ka prefekti i ri është që ka qenë mik me Shkëlzenin dhe Rrahmanin. PS deklaroi se do të vazhdojë denoncimet derisa pushteti paralel i fëmijëve të Berishës të rrëzohet bashkë me këtë të fundit.

“Pas Gërdecit, ku Shkëlzen Berisha ishte arkitekti kryesor i sipërmarrjes vdekjeprurëse, pas skandaleve të njëpasnjëshme ku Argita Berisha ka qenë dhe mbetet paradhoma e taksës familjare, Sali Berisha vazhdon praktikat e atij që është peng i pushtetit korruptiv të fëmijëve të tij, duke emëruar Prefekt të Kryeqytetit një njeri që kontribut të vetëm ka shoqërinë e mirë me Shkëlzenin dhe Rrahmanin.

Partia Socialiste është e vendosur të demaskojë në sytë e publikut këto praktika nepotike dhe korruptive. Pushteti feudal e klanor i Sali Berishës do marrë fund një herë e mirë së bashku me pushtetin paralel të Shkëlzenit, Argitës, Rrahmanit e të gjithë atyre që kanë guxuar e vazhdojnë ende të kafshojnë e rrjepin pasurinë e shqiptarëve për llogari të xhepave të tyre,” tha Tahiri.

PD: Rama ka frikë nga ligji

Partia Demokratike reagoi menjëherë pas deklaratës së selisë rozë në lidhje me emërimin e prefektit të ri të Tiranës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha dje se Rama ka frikë nga prefekti i ri për shkak se e dhunon ligjin çdo ditë. Mëhilli shtoi se Krujua ka një karrierë të gjatë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

“Edi Rama nxori Sajmir stilolapsin për të mashtruar trilluar dhe shpifur, siç tashmë bën çdo ditë.

Edi Rama ky humbës i madh që ka frikë nga ligji se e dhunon çdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i Prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit.

Ramën dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si çiflig të aferave të tyre të pista, për të grabitur pronat e qytetarëve, për t’i dhënë dy firmave të veta 70% të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron çdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e Prefekturës së Tiranës,” tha Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›