E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet Urgjenca e Tiranes

Qytetarët që do të kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Tiranës tashmë do ta marrin atë në kushte bashkëkohore. Shërbimi i Urgjencës në kryeqytet i është nënshtruar rikonstruksionit në infrastrukturë dhe pajisje duke mundësuar kështu një shërbim më të mirë jo vetëm në ambjentet e saj por edhe aty ku i sëmuri e kërkon. Urgjenca e Tiranës tashme ofron shërbime në kushte bashkëkohore. Ajo ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Godina është rikonstruktuar dhe pajisur me aparatuara të fjalës së fundit si EKG, defibrilator, EKO portabël, barrela mbajtëse spinale e çfarë është më e rendësishme me autoambulancë të kompletuar me gjithçka që nevojitet për transportin urgjent të të sëmurëve. Fale fondit prej rreth 16 milion e 600 mijë lekësh Ministria e Shëndetësisë ka realizuar një nga sfidat e saj të rëndësishme. Transformimin e Shërbimit të Urgjencës në kryeqytet.
Urgjenca e Tiranës në 24 orë u shërben si të sëmurëve që drejtohen për ndihmë të specializuar mjeksore atje ashtu edhe atyre që e kërkojnë atë në vendodhjen e tyre. Ky shërbim mbulohet nga një personel mjeksor i përbërë nga 48 punonjës dhe kryen 28 mijë vizita në vit, nga të cilat 7500 kërkojnë transport për në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›