Hapet rruga për konsenusin në ndarjet zonale

23/02/2005 Sot socialistët do të diskutojnë me OSBE-në, për tre qarqet e mbetura pa u konfirmuar kufijtë.
Miratohet një zonë zgjedhore me elektorat të pastër minoritarë
Pas 10 orë bisedimesh, ekspertët e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, kanë arritur të gjejnë rrugën për të shkuar tek konsensusi mes dy partive kryesore politike, për ndarjen e re elektorale. Burimet kanë bërë të ditur se socialistët kanë pranuar, që t'i shtojnë dhe një deputet zonës së Shkodrës, e cila njihet si bastion i Partisë Demokratike, ndërsa është rrëzuar varianti i parë i PBDNJ-së për krijimin e një zone të pastër me minoritarë, nga bashkimi i disa zonave të Vlorës me të Gjirokastrës, duke miratuar një variant të dytë. Kështu Qarku i Vlorës nuk do të preket, ndërsa do të ketë një bashkim të Himarës dhe Delvinës, që njihen me banorë të minoritetit. Gjithsesi, nuk është thënë që konsensusi ka përfunduar, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ata të PS-së kanë theksuar se bisedimet do të vazhdojnë. Në prononcimin e dhënë dje për "Metropol", Jemin Gjana tha se nuk është e vërtetë që është rritur një konsensus. Ndërsa, në lidhje me çështjen nëse PD do e pranojë zonën me minoritet të përqendruar, Gjana thotë se varianti i PBDNJ-së është pranuar dhe pse kjo forcë politike është mbështetëse e PS-së. Ndërsa, Ilir Rusmali, thekson se nuk ka asnjë marrëveshje. Ai ka ngritur shqetësimin se socialistët kanë hapur diskutime mbi zona të tjera, të cilat më parë konsideroheshin të mbyllura.
Debati
Burimet kanë bërë të ditur se kanë mbetur dhe tre qarqe të tjera pa u përfunduar. Korça dhe Elbasani janë dy pikat, që do të hanë më shumë diskutim. Ndërsa, ka dhe një sërë ndryshimesh të vogla të kufijve. Negociatori i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, është shprehur se negociatat do të vijojnë edhe më tej. Gjithashtu, është bërë e ditur se sot do të rinisin bisedimet mes socialistëve dhe OSBE-së, për të tentuar konsensusin përfundimtar. Ndërsa, nuk është konfirmuar ende se kur do të nisin takimet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Këta të fundit janë shprehur se i kanë pranuar variantet, që kanë paraqitur ekspertët e OSBE-së duke i konsideruar ato në përputhje të plotë me përcaktimet, që ka bërë Kodi Zgjedhor. Gjithsesi, duket se arritja e konsensusit për kufijtë elektoralë në 9 qarqet e Shqipërisë, ka hapur rrugën për gjetjen e konsensusit. Por, për këtë marrëveshje të re mes socialistëve dhe OSBE-së do të japë konfirmimin dhe Partia Demokratike.
Dule: Miratimi i variantit, respektim
i të drejtave të minoriteteve
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe përfaqësuesve të OSBE-së për ndarjen e zonave elektorale dhe veçanërisht, për zonat e jugut të vendit. Krijimi i zonave elektorale me popullsi të përqëndruar minoritare në zonën e Himarës dhe në atë të Delvinës, variant i propozuar nga PBDNJ-ja, ka qenë dhe varianti më i fundit për konfigurimin e zonave 98, 99 dhe 100. Këtë radhë nuk do të ketë ndryshim të kufijve të qarkut të Vlorës, por vetëm reduktim të zonave zgjedhore në këtë qark. Ky variant është pranuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mësohet se është gjetur konsensusi edhe i Partisë Socialiste. Respektimi i parimit, për të mos reduktuar potencialet e përfaqësimit minoritar në zonat e jugut, ka sjellë gjatë këtyre ditëve debate të shumta mes përfaqësuesve të partive politike. Ndërkohë, që varianti i parë i servirur nga PBDNJ-ja për krijimin e zonave etnikisht të pastra në jug të vendit, duke prekur kufijtë e qarkut të Vlorës, nuk është marë në konsideratë. Por, në respektim të të drejtave të minoriteteve dhe duke ju referuar rekomandimeve të OSBE-së dhe BE-së PBDNJ-ja ka sjellë propozimin e dytë duke zbutur termin e zonave etnikisht të pastra.