E Hënë, 2 Nëntor 2026

(Ç)lirimi i Kadaresë! Po e errëta?

23/02/2005  A e përligj vallë vepra voluminoze “Një dosje për Kadarenë” e dr.Shaban Sinanit, atë ankth e kureshti të mistershme, të paralajmëruar prej një viti e gjysmë? A e ka mbajtur vallë premtimin drejtori i Arkivave për të zbuluar spiunimet e salierizmat e shkrimtarëve-spiunë ndaj Kadaresë? Hapin debatin më të bujshëm shkrimtarët Agron Tufa dhe Sadik Bejko

Një ditë më parë, në pasditen e vonë, “Një dosje për Kadarenë” ka zënë vend në tregun e librit... Drejtori i Arkivave, Shaban Sinani, pas përgatitjes së opinionit përmes intervistave në shtyp, të cilat zënë një pjesë të mirë edhe në këtë botim, ka thyer murin e gjatë 15-vjeçar të heshtjes, të frikës, ndaj atyre që kontrolluan veprat e artit dhe letërsisë e të tjerëve që kanë kërkuar me ngulm të gjatë që të hapen dosjet.

Por nga ç’pritej, libri, ndoshta më me rëndësi historike për letërsinë tonë, hyri gati si tinëz në treg. Në mbrëmje vonë.

Ndërsa drejtori i Arkivit, Sinani, në dy ditë nuk përgatiti as dy fjalë për shtypin të dilte përpara medive dhe të rrëfente kalvarin e këtij botimi të “rrezikshëm”, që pati fryrë vëmendjen e një opinioni të tërë, gati në sindromën se çfarë do të bëhej pas këtij botimi? Përmes shtëpisë botuese “OMSC-1”, me një staf bashkëpunëtorësh e recensuesish si Luan M.Rama, Naim Zoto dhe redaktorësh si Loredan Bubani dhe Çerçiz Loloçi, të pasuruar dhe nga parathënia e ish-të burgosurit politik, ku theksohet i dënuar për poezi, Visar Zhitit, botimi “Një dosje për Kadarenë” grupon një sasi dokumentesh të dikurshme kundër letërsisë. Pra, bëhet fjalë për ato shkrimet e tinëzta, antishkrimet dhe kontrollin në diktaturë të letërsisë së Kadaresë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›