Formula e De Hontit ndan mandatet mes subjekteve politike
29/06/2009 Përcaktimi i numrit të deputetëve për çdo qark do të realizohet përmes një formule matematikore të sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor. Madje, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare numri i deputetëve që do të dalin nga 12 qarqet e vendit përcaktohet me ligj të veçantë
Përcaktimi i numrit të deputetëve
Ekspertët bëjnë medije se Llogaritja bëhet në këtë mënyrë: merret numri total i votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe pjesëtohet me numrin 140 të deputetëve dhe gjendet një kuotë. Të themi nëse janë 2.8 milionë pjesëtim për 140 kuota, i bie të jetë 20 mijë votues.” Pas një veprimi të tillë shkohet në çdo qark dhe pjesëtohet numri i votuesve në qark me këtë kuotë. Të themi në qarkun e Fierit janë 325 mijë votues pjesëtim për 20 mijë i bie 16,3 të themi. Dhe kjo bëhet për çdo qark. Fillimisht i jepet pjesa e plotë çdo qarku dhe, nëse nga shuma e këtyre pjesëve të plota nuk është mbushur 140, mandatet që mbeten ndahen sipas qarqeve për ato që kanë prejse dhjetore më të mëdha në renditjen e tyre
Ndarja e mandateve mes subjekteve zgjedhore
Formula që do të përdoret për ndarjen e mandateve për deputetë mes subjekteve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të realizohet përmes formulës së De Hontit.Ekspertët shtojnë se “do të merren përqindjet e partive politike dhe do të renditen sipas madhësisë së tyre në krahun e majtë, kurse në planin horizontal vendosen pjesëtuesit . Në rastin e metodës së De Hontit pjesëtuesit janë 1, 2, 3, 4, 5, pra seria e numrave natyrorë dhe pjesëtohen përqindjet që janë vendosur në kolonën majtas me serinë e këtyre treguesve dhe këto japin një tabelë me disa shifra për secilën parti”. Sipas tij, nëse një zonë elektorale, pra një qark të themi ka 13 deputetë, 13 partitë që kanë shifrën më të madhe fitojnë një deputet. Formula për llogaritjen e mandateve mes koalicioneve quhet pikërisht “De Hont” dhe favorizon koalicionet e mëdha. Ndërkaq formula për ndarjen e mandateve brenda partive të koalicionit pritet të jetë një formule franceze, që favorizon partitë e vogla.
Kandidimi
Sistemi zgjedhor i aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ishte sistem i përzier, pra mazhoritar dhe proporcional. Kështu, partitë politike ose koalicionet, partitë anëtare të të cilave kanë fituar së bashku më shumë se 20 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme pararendëse, ishin të detyruara të paraqitnin kandidatë në 100 zonat zgjedhore. Ndërsa 40 deputetë nga proporcionali.
Neni 162 i Kodit Zgjedhor
Përllogaritja e mandateve të subjekteve zgjedhore
1. Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 për qind dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5 për qind të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1.
4. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim, renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse.
5. Një subjekt zgjedhor përfiton një numër mandatesh të barabartë me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka numrin me të madh të votave dhe nëse ato kanë numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre subjekteve.
Neni 163
Ndarja e mandateve brenda koalicionit
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse.
3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen brenda koalicionit në zonën zgjedhore përkatëse.
4. Një parti politike përfiton një numër mandatesh të barabartë me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit, në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka fituar numrin më të madh të votave dhe nëse ato kanë numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre partive. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të interesuara.