E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve

14/04/2009  Punësimi në Itali, aplikimet nëpërmjet internetit si dhe me ndërmjetësimin e shoqatave të punës

Caktohet shpërndarja e kuotave pas miratimit të kërkesave të bëra nga punëdhënësit

Çelen aplikimet për punësimet stinore në shtetin Italian. Për 2009-n qeveria e këtij vendi ka vendosur që të afrojë pranë subjekteve të biznesit, veçanërisht të turizmit dhe sektorit të bujqësisë, rreth 80 mijë punonjës, që do të përzgjidhen nga shtete që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian. Më së fundi është botuar në Gazetën zyrtare (të premten 10 prill 2009), Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë si dhe procedura e aplikimit, e cila mund të ndiqet nëpërmjet internetit apo dhe me ndërmjetësimin që kanë shoqatat e punës. Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas, ndërkohë që duke nisur nga e shtuna, 11 prill, punëdhënësit që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen duke filluar nga ora 8:00 e datës 15 prill. Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një shtet joanëtar të BE-së apo institucioni të tij i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontrate pune nga një punëdhënës italian. Si të gjitha kërkesat e deritanishme, edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve, duke bërë që kuotat për punësim stinor të mos ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë, nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit në dhjetor 2008. Duke marrë parasysh se dokumenti programatik trevjeçar ende nuk ka dalë, duke ditur se është e domosdoshme të përcaktohet kuota e punëtorëve stinorë që do të pranohen në Itali për vitin 2009, kjo me qëllim që të bëhen të disponueshëm punëtorët e domosdoshëm për kërkesa specifike të sektorit turistik dhe për vjeljen e produkteve bujqësore, pra për këtë qëllim mund të thirren në rrugë kalimtare, me dekret të Kryetarit të Këshillit të Ministrave brenda kufirit të kuotës së vendosur për vitin 2008.

Të përzgjedhurit

Kategoritë e përcaktuara sipas dekretit kanë të bëjnë me disa kategori pranimesh. Në grupin e parë bëjnë pjesë punëtorë punëmarrës, stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së: nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Sri-Lanka dhe Ukraina, grupi i dytë nga punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit si Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti, ndërsa grupi i tretë përbëhet prej shtetasve të huaja nga shtete joanëtare të Bashkimit Evropian, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet 2006, 2007 dhe 2008.

Kuotat e miratuara

Në dekretin e miratuar nga zyrtarët italianë theksohet se në rrugë të programimit kalimtar të kuotave maksimale të hyrjeve të punëtorëve nga shtete joanëtare të BE-së për vitin 2009 pranohen në Itali për motive të punës stinore, si punëmarrës, shtetasit e huaj nga shtete joanëtare të BE-së, që qëndrojnë jashtë Italisë, kjo brenda një kuote 80 mijë, kuotë që do të shpërndahet mes rajoneve dhe provincave autonome. Duke pasur parasysh???????? Njëkohësisht përcaktimi vjetor i kuotave maksimale të të huajve që do të pranohen në territorin e këtij shteti bëhet në bazë të kritereve të përgjithshme për përcaktimin e flukseve të hyrjeve, që individualizohen në dokumentin programatik trevjeçar, kreu i qeverisë mund të përcaktojë në rrugë kalimtare me një dekret të tijin këto kuota brenda kufirit të vendosur për vitin paraardhës

Hartimi i kërkesave

Aplikimi për bërjen e kërkesave ka iniciuar që në orën 8:00 të datës 11 prill 2009. Punëdhënësit mund të hartojnë kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete joanëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit përmes internetit sipas orarit të caktuar. Kujtesë: shërbimi i “Help Desk” i Ministrisë së Brendshme do të jetë në dispozicion duke filluar nga ora 9:00 e datës 14 prill 2009; pranë këtij linku do të hidhen të gjitha të dhënat në lidhje me vendet e punësimit. Punëdhënësit mund të ndihmohen nga shoqatat e tyre të kategorive apo të veprojnë individualisht. Për ata që zgjedhin rrugën e dytë aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet internetit.

Aplikimi individual nëpërmjet internetit

6 hapat që duhet të ndiqen nga aplikuesit

1) Regjistrimi

Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: www.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.

2) Krijimi i moduleve

Duke futur e-mail-in dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të atij punëtori stinor që ai hiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një kohë të dytë.

3) Softueri SUI (Sporteli Unik për Imigrimin)

Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI për Windows, Linux dhe Os si dhe manualet e udhëzimeve.

4) Kalimi i moduleve

Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në “importa i moduli elettronici nel programma”. Këtu duhen futur të zakonshmet: e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë te www.interno.it, do të kalojnë te kompjuteri personal.

5) Hartimi i kërkesave

Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI klikohet te “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.). Këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.

6) Dërgimi i kërkesës

Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon te “visualizza domande da inviare”, pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur vetëm nga ora 8:00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.

Flukset stinorë

Kuotat për çdo provincë italiane

Rajoni i Ligurias

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Totale 800

Rajoni i Piemontes

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verçeli 15

Totale 3800

Rajoni Val d’Aosta

Provincat

Aosta 50

Rajoni i Lombardisë

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Totale 4000

Provinca autonome e Trentos

Trento 3000

Provinca autonome e Bolcanos

Bolcano 1000

Rajoni i Venetos

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Viçenza 90

Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Totale 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

Forlì - Çezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piaçenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 1500

Totale 8.000

Rajoni i Toskanës

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Totale 3900

Rajoni i Markes

Provincat

Ankona 550

Askoli Piçeno 450

Maçerata 400

Pezaro-Urbino 450

Totale 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Totale 350

Rajoni i Lacios

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Totale 7900

Rajoni i Abrucos

Provincat

Kieti 400

L’Akuila** 3500

Peskara 300

Teramo 300

Totale 4500

**Kuota përkohësisht të ruajtura pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni i Molizes

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totale 500

Rajoni i Kampanias

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totale 7100

Rajoni i Puljas

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leçe 700

Taranto 350

Totale 6500

Rajoni i Bazilikatës

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totale 1250

Rajoni i Kalabrisë

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totale 5400

Rajoni i Sicilisë

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totale 5700

Rajoni i Sardenjës

Provincat

Kaljari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totale 700

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›